Zbardhet kërkesa e PD në Kushtetuese mbi çështjen “Beccheti”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë bërë publike kërkesat që Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese për komisionin hetimor për cështjen “Becchetti”. PD ka 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese;  Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.

PD kërkon të hetojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro. Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni u rrëzua nga shumica socialiste, por PD është e vendosur dhe për këtë arsye ka dërguar çështjen për zgjidhjen e kompetencës në Kushtetuese.

“E drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit. Duke mos e realizuar këtë detyrim kushtetues, Kuvendi në mënyrë arrogante dhe pa argumente, pengoi pakicën parlamentare në ushtrimin e një kompetence kushtetuese.

Duke ia nënshtruar votimit parlamentar ngritjen ose jo të Komisionit, si dhe duke vendosur mosmiratimin e kërkesës së 1/4 së deputetëve, praktikisht Kuvendi ka mohuar kompetencën kushtetuese të pakicës parlamentare, duke krijuar këtë mosmarrëveshje kompetence, e cila duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, duke shfuqizuar si antikushtetues edhe vendimin nr. 80/2021 të Kuvendit” shprehet PD.

Share This Article