Zbardhet vendimi për Le Pen, udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 2027

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar.

Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim – dy prej të cilëve do të pezullohen. Dy të tjerët, ndërkaq, do t’i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim. Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë.
Me shumë mundësi, Le Pen do ta apelojë dënimin me burg, kështu që ky dënim nuk do të zbatohet tani. Ajo u largua nga salla e gjyqit derisa gjyqtari lexonte dënimin.

Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.

Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”. /REL

Share This Article