ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 4 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 4 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 4 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 8 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Papa/ Në pranga vëzhguesi. Në kërkim ekzekutori, një 44-vjeçar

albnews by albnews
3 January, 2023
in Albania
0
Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Papa/ Në pranga vëzhguesi. Në kërkim ekzekutori, një 44-vjeçar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Albano Velo, 30-vjeç, ky që shihni në këtë foto, djali i një efektivi policie që ushtron detyrën në kryeqytet, është arrestuar si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në 16 Dhjetor, në zonën e Selitës në Tiranë. Ai u la në burg pa afat nga Gjykata këtë të martë, ku mohoi implikimin e tij në ngjarjen e rëndë.

Megjithatë, burime për Televizionin Klan thanë se Velo, i lindur në Përmet dhe banues në Tiranë ka qenë në rolin e personit i cili ka vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe më pas, këto informacione ia ka dhënë ekzekutorit fizik, i cili rezulton të jetë një 44-vjeçar me inicialet A.B., i shpallur në kërkim.

RelatedPosts

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Kamerat e sigurisë kanë qenë ato që kanë ndihmuar grupin e hetimit të bjerë në gjurmët e autorëve dhe një makinë tip “Audi” e përdorur prej tyre, para se të kryenin vrasjen dhe pas, për t’u larguar.

Në funksion të hetimeve, me kërkesë të Policisë e Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës, disa persona janë mbajtur në përgjim telefonik dhe ambiental, duke ndihmuar kështu në dokumentimin e kësaj ngjarje.

Gjatë hetimeve, Policia sekuestroi makinën tip “Audi” dhe 3 telefonë celularë që do t’i nënshtrohen akt-ekspertimit, ndërkohë 30-vjeçari u arrestua pasi u kthye nga Franca, ku ishte larguar rreth 4 ditë pas vrasjes.

Hetuesit nuk konfirmojnë ende zyrtarisht motivin e vrasjes së shtetasit Edmond  Papa, por burime thanë se ajo është pasojë e përplasjes së grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe Greqi.

Dyshohet se ajo mund të ketë lidhje me atentatin ndaj  Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vrarë kur makina e tij u hodh në erë me një minë të komanduar në distancë teksa po i afrohej rrethrrotullimit të TEG-ut në verën e vitit 2022.

Në rrjetin e tij social “Facebook”, konstatohet se Albano Velo ka pasur lidhje shoqërore me Aleksandër Sadikajn. Ai ka postuar fotografi nga resorti i tij në Tepelenë, ndërsa ka edhe disa postime me armë e shuma të mëdha parash, si dhe me babain e tij që pozon i veshur me uniformë policie.

Policia e Shtetit njoftoi se ka pezulluar nga detyra babain e 30-vjeçarit, një punonjës policie në Patrullën e Përgjithshme dhe se po kryen hetime të thelluara mbi të për këtë rast.

Përsa i përket ekzekutorit, policia ka qenë deri tani tepër diskrete.

Dyshohet që edhe ai të ketë lidhje shoqërore me Velon dhe Sadikajn, por zyrtarisht policia nuk ka konfirmuar deri tani asnjë pistë të motivit të krimit. Dyshohet se vrasësi që qelloi me 7 plumba mbi Aleksandër Papën mund të jetë larguar nga Shqipëria.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result