Zbardhja e vrasjes së Nikulajt/ Ndreu: Palaçot që shpifën për një grusht vota duhet të kenë pështirë nga vetja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa tha se të gjithë ata që hodhën pretendime dhe akuza se ngjarja kishte prapavijë politike, duhet të kenë turp nga vetja.

Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan , por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë peshtirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendeshme!”-shkruan Ndreu.

Share This Article