ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen 6 hours ago
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri 6 hours ago
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut 6 hours ago
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje 6 hours ago
Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes 7 hours ago
Next
Prev
Home UK

Zbehja e lojës së Liverpoolit i jep shpresë Atleticos

albnews by albnews
10 March, 2020
in UK
0
Zbehja e lojës së Liverpoolit i jep shpresë Atleticos
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fitorja e Liverpoolit me rezultatin 2:1 ndaj Bournemouthit të shtunën u prit me një ndjenjë të pazakontë të çlirimit në “Anfield”.

Liverpooli ka fituar 22 ndeshje rresht në ligë në shtëpi dhe ka krijuar një epërsi prej 25 pikëve në krye të Premier Leagues.

Por, aq impresive ishte seria e Liverpoolit, sa që tri humbje në tri gara të ndryshme në katër ndeshjet e fundit, u konsiderua si krizë, shkruan agjencia AFP të martën.

RelatedPosts

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Humbja 3:0 në udhëtim ndaj Watfordit i shoi shpresat lojtarëve të Juergen Kloppit që të barazojnë rekordin e Arsenalit për të mbaruar stinorin në ligë pa humbje. E eliminimi në FA Cup nga Chelsea, nënkupton se Liverpooli nuk mund të përsëris suksesin e Manchester Unitedit, që fitoi tripletën në stinorin 1998/99.

Mirëpo, dëmi më i madh nga ato tri humbje mund të jetë prapë ajo e pësuar 1:0 në udhëtim nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Liverpooli shpreson të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit në “Anfield” të mërkurën.

“Është stinor i gjatë dhe mund të shihni se sa shumë ndeshje kemi luajtur. Pavarësisht se në çfarë sporti je, është e pamundur të jesh në nivelin më të lartë gjatë gjithë vitit”, ka thënë mesfushori i Liverpoolit, James Milner. “Natyrisht se e jep më të mirën, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç planifikon. Në ato momente duhet të gjesh një mënyrë për të fituar”.

Kur është në formën më të mirë, Liverpooli ka treguar se është në gjendje të bëjë kthesë në ndeshjet e kthimit. Rikthimin më të madh e arriti kur e mposhti Barcelonën 4:0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi kishte humbur 3:0 ndeshjen e parë në udhëtim.

Mirëpo, ka disa pika të dobëta te klubi anglez që Atletico Madridi do të synojë të shfrytëzojë.

Pasi mbajti portën e pa prekur në dhjetë nga 11 ndeshje në ligë nga fillimi i dhjetorit deri në mesin e shkurtit, Liverpooli ka pranuar gol në secilën nga pesë ndeshjet e fundit.

Lëndimi i portierit Alisson Becker po ashtu është goditje e rëndë për Liverpoolin. Zëvendësuesi i tij Adrian ishte fajtor në golin e parë të pësuar në humbjen nga Chelsea në FA Cup.

Mungesa e Jordan Hendersonit në mesfushë po ashtu është ndjerë, pasi ai mori një lëndim në ndeshjen e parë ndaj Atleticos. Mirëpo, Henderson mund të kthehet në ndeshjen e të mërkurës.

Forma e sulmuesit Roberto Firmino po ashtu është shqetësuese.

Braziliani ende nuk ka shënuar në “Anfield” këtë stinor.

Por, Liverpooli së paku mund të mbështetet në përkrahjen e tifozëve të flakët në Anfield.

Klopp kurrë nuk ka humbur një ndeshje si vendas në shtëpi që kur mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015 dhe ka arritur në tri finale që nga atëherë.

“Njerëzit tanë janë të gatshëm. Mirësevini në Anfield! Nuk ka mbaruar ende”, paralajmëroi Klopp pas humbjes në ndeshjen e parë në Madrid.

Ndryshe nga ndeshjet në Itali, Francë e Spanjë nuk ka pasur urdhër që ndeshjet të luhen pa shikues në Britani të Madhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Paris Saint-Germaini në anën tjetër do të pres të mërkurën Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve pa shikues. Po ashtu pa shikues do të luhet edhe ndeshja e Juventusit me Lyonin javën e ardhshme, në rast se luhet ajo ndeshje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

6 September, 2025
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

6 September, 2025
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

6 September, 2025
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result