Presidenti Donald Trump po flet në Quantico të Virxhinias, duke mbajtur një fjalim përpara takimit të tij me udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Amerikës, së bashku me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth.
Sipas mediave të huaja, ai ka përsëritur dëshirën e tij të mëparshme për të siguruar që Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të ulen për një takim.
“Por e vetmja mënyrë që mund ta bëjmë këtë është përmes forcës, nëse do të ishim të dobët, ata as nuk do të më përgjigjeshin në telefon”, tha Trump.
Rusia deri më tani i ka rezistuar takimit me udhëheqësin ukrainas, duke ofruar mbajtjen e samiti në Moskë, ku Zelenskyy refuzon të shkojë.
Në fjalimin e tij, Trump ngriti gjithashtu çështjen e fuqisë së nëndetëseve bërthamore amerikane, duke thënë se ato janë 25 vjet përpara atyre të Moskës.
“Lëviza një ose dy nëndetëse, drejt bregdetit të Rusisë, vetëm për të qenë të kujdesshëm, sepse nuk mund t’i lejojmë njerëzit të përdorin fjalën [bërthamore]. Unë e quaj fjalën me N. Ka dy fjalë me N dhe nuk mund të përdorësh asnjërën prej tyre”, thotë Trump.
“Është diçka që as nuk duam ta përmendim,” shtoi Trump.
Duke folur para udhëheqësve ushtarakë, Trump përsërit fraza të dëgjuara shpesh, duke përfshirë:
Ai mendonte se përfundimi i luftës në Ukrainë do të ishte më i lehtë dhe doli të mos ishte kështu;
Putini nuk do ta kishte pushtuar kurrë vendin nëse ai do të kishte qenë në detyrë.