Zbret nga motoçikleta dhe fillon të shtie me revole mbi tre persona që ishin brenda veturës, policia britanike vihet në kërkim të sulmuesit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti rrëqethës kur një person i armatosur fillon të shtie mbi tre meshkuj që ishin brenda një veture në Liverpool të Anglisë.

Në anën tjetër policia është vënë në kërkim të sulmuesit që hapi zjarr mbi një veturë civile në Kirdale, ku si pasojë dy persona mbetën të mbuluar në gjak.

Detektivët u njoftuan kur viktimat ikën dhe kërkuan ndihmë në spital, për shkak të plagëve të marra nga të shtënat.

E kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të dyshuar shfaqen me një motoçikletë, dhe njëri prej tyre zbret dhe i afrohet viktimave – mbi të cilët fillon të shtie pandërprerë.

Pavarësisht të shtënave të vazhdueshme, viktimat arritën të dalin nga vetura dhe të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas mjekëve, pas intervenimit kirurgjik gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar.

Ndryshe pas analizimit të pamjeve policia është vënë në kërkim të dyshuarve, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi të tmerrshëm.

Share This Article