ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

albnews by albnews
19 September, 2025
in Bota
0
Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Astronomët janë një hap më afër konfirmimit të pranisë së një atmosfere të ngjashme me Tokën në një ekzoplanet (planet jashtë sistemit tonë diellor), falë vëzhgimeve të fundit nga Teleskopi Hapësinor James Webb.

Ky zhvillim lidhet me sistemin planetar TRAPPIST-1, i zbuluar në vitin 2016 nga një grup astronomësh belgë, i cili ndodhet rreth 40 vite dritë larg Tokës dhe përbëhet nga shtatë planetë shkëmborë.

RelatedPosts

Trump: Ushtarët rusë po vriten në një shkallë më të lartë se ata ukrainas

Trump thotë se SHBA-ja synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Në qendër të vëmendjes është TRAPPIST-1e, planeti i katërt i këtij sistemi, i cili ndodhet në zonën e banueshme, aty ku, nëse ekziston një atmosferë, mund të ketë ujë të lëngshëm. Katër vëzhgime të kryera në vitin 2023 nuk e përjashtuan mundësinë e një atmosfere.

Ndryshe nga planeti më i afërt me yllin e sistemit të tij, TRAPPIST-1b, i cili ka humbur atmosferën, TRAPPIST-1e mbetet një kandidat premtues.

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të

Studiuesit kanë arritur të përjashtojnë mundësinë e një atmosfere të pasur me hidrogjen ose dioksid karboni, si ato të Venusit dhe Marsit.

Në vend të tyre, gjasat më të mëdha janë për një atmosferë të ngjashme me Tokën, të mbështetur në azot. Kjo do të ishte një pikënisje revolucionare për kërkimin e jetës jashtëtokësore.

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të

Sipas Néstor Espinoza nga Instituti i Teleskopit Hapësinor në Baltimore, 15 vëzhgime të tjera janë duke u kryer dhe rezultatet përfundimtare priten brenda vitit.

Nëse zbulohet një atmosferë, madje me gjurmë gazi si metani, do të ishte një provë e fuqishme se planetët rreth yjeve xhuxh të kuq, më të përhapurit në Univers, mund të jenë të banueshëm.

Edhe pse rezultatet nuk janë ende përfundimtare, shkencëtarët theksojnë se për herë të parë jemi brenda mundësisë reale për të identifikuar një atmosferë rreth një planeti shkëmbor jashtë sistemit tonë diellor. Kjo do të sillte një revolucion në kërkimin për jetë në kozmos. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result