Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Oficerët e Forcës Kufitare britanike rrezikuan të përballeshin me një faturë të madhe kompensimi kur vendosën të çanin një pajisje industriale pasi ajo mbërriti në një port në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke përdorur përvojën e tyre për të zbuluar dërgesa të dyshimta, ata përdorën një prerëse metalike për të çarë dy gjeneratorë me vlerë 700 mijë paund në copa.

Por ky rrezik u shpërblye kur ata zbuluan se makineritë ishin në fakt një mashtrim i sofistikuar nga trafikantët e drogës. Pasi pajisjet u çmontuan, oficerët gjetën kokainë me vlerë 72 milionë paund të fshehur brenda.

Një ton drogë u rikuperua nga dy pajisjet, të cilat kishin mbërritur në portin “London Gateway”, në bregun verior të lumit Thames në Thurrock. Dërgesa kishte mbërritur nga një vend i paidentifikuar në Amerikën e Jugut.

Kapja tregon se si grupet kriminale të organizuara po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të shmangur zbulimin. Trafikantët e dinin që Forca Kufitare do të përballej me një faturë qindra mijëra paundësh nëse dëmtonte pajisjet“, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Mike Tapp, deklaroi se “trafikantët e drogës menduan se kërcënimi i një fature të madhe dëmesh do ta trembte Forcën Kufitare dhe do ta ndalonte nga sekuestrimi i kësaj sasie kokaine”.

Pas zbulimit, Agjencia Kombëtare e Krimeve nisi një hetim dhe një i dyshuar është tashmë i akuzuar. 

Share This Article