Connect with us

Maqedonia

Zbulime arkeologjike ilire në Koroshishtë të Strugës. Institucionet e Maqedonisë së Veriut deformojnë të vërtetën

Published

on

Në një zbulim të jashtëzakonshëm arkeologjik në Strugë, është gjetur një helmetë e lashtë, e cila mendohet të jetë e fisit ilir të Enkelejtëve dhe daton mbi 2,500 vite më parë.

Helmetat e këtij lloji, të njohura si “Helmetat Korinthase”, ishin përdorur në Ilirinë e Jugut, veçanërisht nga figura e njohur historike, mbreti Pirro i Epirit. Ky zbulim, së bashku me objekte të tjera të rëndësishme si qeramika bronzi dhe ari të gjetura në varrin mbretëror, ka bërë jehonë në mbarë rajonin për vlerën e tij historike dhe kulturore.

Por mediat maqedonase dhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut , po tentojnë që të mos  i lidhin këto gjetje arkeologjike me periudhën ilire, por po tentojnë ta shesin ngjarjen sikur janë gjetur në një fshat të Maqedonisë së Veriut, pra jo troje shqiptare.

Fiksi udhëtoi në fshatin Koroshisht në Strugë për të parë nga afër gërmimet që po bëheshin. Me të arritur grupi u njoftua se punimet kishin mbaruar dhe se ara në të cilën ishin gjetur artefaktet arkeologjike ishte kthyer  në gjendjen e mëparëshme.

Fiksi kontaktoi me pronarin e tokës ku u bënë gërmimet z. Shefit Shemshedinin, i cili tregoi për Fiksin sesi i kishte gjetur këto artefakte. Fillimisht gjatë punimit të tokës me kazëm në vitin 2020 kishte gjetur helmetën e parë. ” Më pas hasa në disa gurë dhe e kisha të vështirë të gërmoja ndaj mora një eskavator dhe aty më pas gjetëm helmetën e bronxit , të cilën e çuam në muzeun e Ohrit” tregon Shemshedini.

Pas 4 vitesh një grup arkeologësh kanë shfaqur interes dhe kanë shkuar në pronën e tij, ku i kanë kërkuar leje për të bërë gërmime të specializuara.

Por nga viti 2020 deri në vitin 2023 askush nuk e kishte marrë mundimin që zonën ta shpallte  zonë arkeologjike.

Për të kuptuar më mirë rëndësinë e artefakteve të gjetura Fiksi takoi edhe arkeologun shqiptar Fitni Dalipi. Z. Dalipi i është bashkuar grupit të arkeologëve maqedonas që nga dita e parë e gërmimeve . Dalipi tregon se në këtë zonë janë gjetur disa gjëra si gjilpërat, helmetën, copëza floriri. Madje ata si arkeolog mendojnë se aty mund të gjejnë rrënojat e një qytetërimi që i përket shekullit të 6 para erës së re. Këto artefakte i përkasin fisit të ilirëve Enkelejëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit. Ndërkohë që arkeologët maqedonas nuk duan ta pranojnë këtë fakt .

Fiksi kontaktoi edhe me nënkryetarin e fshatit Koroshisht z. Xhemil Alla, i cili deklaroi se gjithë fshati dhe banorët janë të gatshëm që t’i vënë tokat e tyre në dispozicion të arkeologëve. Kjo pasi ata ndjehen shumë me fat që në tokat e tyre janë  gjetur artefakte ilire. ” Kjo dëshmon lashtësinë e popullit shqiptarë në këto toka” shprehet nënkryetari Alla.

Por tjetër gjë shkruhet e thuhet në median e shtetit fqinj, të cilët po mundohen me dezinformim duke i dhënë një tjetër konotacion gjetjeve arkeologjike. e para gjë që bëjnë mediat maqedonase është se kanë ndryshuar lokalizimin e këtyre gjetjeve arkeologjike, duke e hequr nga vendbanimet me popullsi shqiptare dhe duke informuar se gërmimet janë bërë në fshatin Volinë. Fshat me popullsi maqedonase që e ndan me fshatin Koroshishtë vetëm një urë.Fshati Koroshishtë ka mbi 90% të popullsisë shqiptare dhe shtrihet në verilindje të Strugës..

Ajo që ngre edhe më shumë dyshime për të shtrëmbëruar të vërtetën e prejardhjes së këtyre artefakteve arkeologjike, është se në grupin e arkeologëve shihet edhe arkeologu  maqedonas Pasko Kuzman. Ky i fundit është dënuar në vitin 2014 nga  Gjykata Penale në Shkup me tre vjet burg për gërmim dhe shitje ilegale të objekteve arkeologjike.

Edhe në reagimin zyrtar të Ministrit të Kulturës së Maqedonisë së Veriut në asnjë fjalë nuk thuhet se këto artefakte i takojnë periudhës ilire. Në reagim minstri ka pohuar vetëm se këto gjetje arkeologjike i përkasin shekullit të gjashtë para erës sonë dhe paraqesin një nekropol  arkaik.

Continue Reading
Advertisement

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë në vitin 2025 arkëtuan 2.14 miliardë euro

Published

on

By

Drejtoria e Doganave gjatë vitit 2025 arkëtoi të ardhura prej 131,6 miliardë denarësh ose 2,14 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 5,2% ose 105,1 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Rritje është shënuar në të gjitha bazat – arkëtimi i të ardhurave nga doganat shënon rritje prej 15,5%, nga tatimi mbi automjetet motorike 12,5%, nga akcizat 5,9% dhe nga TVSH-ja në import 3,2%.

“Në nivel vjetor kemi rritje të vazhdueshme të të ardhurave, ku rritja më e madhe në përqindje prej 10,6% është shënuar në muajin dhjetor, gjatë të cilit u realizua arkëtim i të ardhurave prej 190,2 milionë euro. Kumulativisht për të gjithë vitin 2025 kemi arkëtuar të ardhura prej 2,14 miliardë euro ose 105,1 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë qartë rritjen e efikasitetit të Drejtorisë së Doganave në arkëtimin e të ardhurave. Kjo nënkupton më shumë mjete për investime kapitale që do të gjenerojnë rritje të qëndrueshme ekonomike – më shumë mjete për shëndetësi, arsim, çerdhe dhe shkolla të reja, si dhe për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore”, thekson drejtori Boban Nikollovski.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2024 ka pasur rënie të eksportit për 6.6 përqind dhe importit për 0.8 përqind në krahasim me vitin 2023.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është 7 781 200 000 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 11 062 400 000 000 euro”, raportoi në fillim të vitit të kaluar Enti Shtetëror i Statistikave.

Continue Reading

Maqedonia

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

Published

on

By

“Jeta në Turqi është bërë politikisht shumë e vështirë, por edhe tepër e shtrenjtë për një familje, prandaj për mua ishte më e lehtë të shpërngulesha këtu dhe të kërkoja shtetësi maqedonase”, shpjegon 28-vjeçari Benk Bingjul për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë (REL).

Ai prej disa muajsh punon si menaxher në një kafene në Shkup, e cila është në pronësi të biznesmenëve turq. Kanë kaluar tashmë dy vjet qëkurse ai u shpërngul nga Antalia në Shkup me bashkëshorten e tij maqedonase. Për këtë arsye ka marrë leje qëndrimi, ndërsa para një muaji bëri kërkesë për shtetësi maqedonase. Ai thotë se i mungon qyteti i lindjes për shkak të jetës pranë detit dhe plazhit, por këtu jeta është më e lirë.

“Për shembull, në shitore, një blerje e zakonshme për shtëpi: perime, vezë, mish, qumësht, edhe nëse blen minimalisht, duhet të paguash rreth 280–300 euro. Ndërsa me këto para në Shkup mund ta mbushësh makinën e vjetër plotësisht: bagazhin, sediljen e përparme dhe të pasmen. Në Turqi kjo është e pamundur”, thotë Bingjul. 

Ai nuk e flet mirë gjuhën maqedonase, por thotë se ushtron me bashkëshorten e tij. Një nga kushtet që, sipas ligjit maqedonas, duhet të plotësojë është dhënia e provimit për njohjen e gjuhës maqedonase.

“E kuptoj disi maqedonishten, di të lexoj me alfabet latin, por jo me cirilik. Këtë duhet ta mësoj”, thotë ai. Megjithatë, ky kusht nuk vlen për ata që dëshmojnë se kanë prejardhje maqedonase.

Vala e kërkesave të turqve për shtetësi maqedonase

Përveç njerëzve si Bingjul, të cilët kërkojnë shtetësi maqedonase për shkak të martesës me shtetase maqedonase, gjithsej 10.500 qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi maqedonase gjatë katër vjetëve të fundit mbi bazën e prejardhjes maqedonase, tregojnë të dhënat që REL-i i ka marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas MPB-së, këta janë shtetas të Turqisë që duhet të dëshmojnë në institucionet maqedonase se janë mërgimtarë nga ky vend dhe se kanë prejardhje etnike maqedonase. Në përgjigjen për REL-in, MPB-ja thekson se arsyeja e rritjes së numrit të kërkesave për shtetësi maqedonase lidhet me ndryshimet e fundit ligjore.

“Ndryshimet ligjore të vitit 2021 kontribuuan në një rritje enorme të numrit të kërkesave për fitimin e shtetësisë maqedonase nga mërgimtarët që jetojnë në Republikën e Turqisë”, tha MPB-ja.

Përkufizimi i ri i “mërgimtarit” në Ligjin për Shtetësinë

Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Shtetësinë të propozuara nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga koalicioni LSDM dhe BDI. Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, propozoi në Kuvend ndryshime në ligj me të cilat përcaktohet se kush konsiderohet mërgimtar.

Sipas ligjit, mërgimtari dhe pasardhësi i tij i gjeneratës së parë mund të fitojnë shtetësi maqedonase pa jetuar në vend, pa e njohur mjaftueshëm gjuhën maqedonase dhe pa hequr dorë nga shtetësia e mëparshme – rregull që vlen për shtetasit e huaj.

“Mërgimtar, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që është shpërngulur nga Republika e Maqedonisë së Veriut në një shtet tjetër, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, prejardhjen kombëtare dhe shoqërore, bindjet politike dhe fetare, si dhe statusin pasuror dhe shoqëror”, thuhet në Ligjin për Shtetësinë.

Sipas regjistrimit të vitit 2021, i realizuar në periudhën kur këto ndryshime ligjore hynë në fuqi, 3.9 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i përkatësin etnisë turke. Të dhënat tregojnë se nga 83.000 turq etnikë, rreth 71.000 jetojnë në vend, ndërsa 12.000 jashtë vendit.

Biznesi, punësimi dhe arsimi si motive për migrim

Interesi i qytetarëve turq për qëndrim në vend vërehet edhe në jetën e përditshme – nga dyqanet që ofrojnë ushqime tradicionale turke deri tek të rinjtë që shëtisin në qendër të Shkupit. 

Analisti Donço Gerasimovski thotë se motiv për rritjen e kërkesës për shtetësi maqedonase nga qytetarët turq mund të jenë biznesi, punësimi ose arsimi, ndërsa sipas tij interesi më i madh shihet në fushën e biznesit.

“Merrni si shembull ndërtimtarinë operative. Sa objekte po ndërtohen në vendin tonë, ndërtesa banimi të mëdha dhe të gjera, të realizuara nga kompani turke. Që ta bëjnë këtë në përputhje me ligjin, ata duhet të rregullojnë edhe shtetësinë e tyre. Gjithçka është në funksion të interesit të biznesmenëve, sportistëve dhe atyre që kanë më shumë fitime këtu sesa në vendet e tyre”, shpjegon Gerasimovski.

Ai shton se kjo ndikon edhe në strukturën etnike të popullsisë. “Të gjithë këta persona, varësisht nga vendet nga vijnë, e rrisin numrin e asaj përkatësie etnike”, thotë ai. Me rritjen e interesit për shtetësi, në vend vërehet edhe rritje e kapitalit turk, përkatësisht e kompanive të hapura nga pronarë turq.

Mbi 4.000 kompani të themeluara me kapital turk

Sipas të dhënave që REL-i ka marrë nga Dhoma Ekonomike Maqedonaso-Turke (MATTO), për vitin 2024 numri i kompanive të regjistruara me kapital turk nga persona juridikë dhe fizikë arrin në 4.132. Sipas tyre, interesi i biznesit buron nga marrëdhëniet e afërta maqedonaso-turke.

“Ato bazohen në lidhjen e përbashkët historike nga periudha osmane, numrin e konsiderueshëm të mërgimtarëve nga këto troje në Republikën e Turqisë, si dhe lidhjet familjare dhe kulturore ekzistuese mes qytetarëve të të dyja vendeve. Për më tepër, Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet një portë strategjike drejt tregjeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për kompanitë nga Republika e Turqisë, gjë që rrit atraktivitetin e saj si destinacion investimesh”, thuhet në përgjigjen e MATTO-s për REL-in. 

Në rritje është edhe numri i studentëve që vijnë në vend. Sipas profesorit Kiril Barabareev nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, gjatë 12 vjetëve të fundit rreth 900 studentë nga Turqia janë regjistruar në këtë universitet.

“Sipas bisedave që kam pasur, Turqia ka shumë të rinj që nuk arrijnë të regjistrohen në sistemin e tyre universitar dhe, duke qenë se arsimi privat atje është shumë i shtrenjtë, ata kërkojnë universitete në rajon ku mund të studiojnë”, thotë ai.

Pasaporta maqedonase dhe udhëtimi pa viza në zonën Shengen si motiv

Mediat turke, pas ngjarjeve në Mal të Zi, ku në tetor të këtij viti u hoq përkohësisht regjimi pa viza për shtetasit turq për shkak të një sërë incidentesh, shkruajnë se Maqedonia e Veriut është bërë destinacion i ri tërheqës për qytetarët turq për shkak të përparësive që ofron.

Një nga arsyet që theksohet është mundësia për udhëtim pa viza në zonën Shengen me pasaportë maqedonase. Po ashtu, përmenden procedura e shpejtë dhe e lirë për themelimin e kompanive, si dhe kostot e përballueshme të jetesës – qiraja, ushqimi dhe transporti – që janë më të ulëta krahasuar me Turqinë.

“Afërsia me Evropën, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, pozita strategjike në Ballkan mundëson qasje të lehtë drejt Evropës”, thuhet në analizë. 

Ndërkohë, Mali i Zi më 24 dhjetor hoqi vizat për shtetasit turq, por e uli qëndrimin e lejuar nga 90 ditë në 30 ditë, me qëllim, sipas qeverisë malazeze, parandalimin e migrimit ilegal dhe harmonizimin me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Sipas ndryshimeve të fundit të rregullave evropiane për udhëtimin pa viza, të miratuara muajin e kaluar, është hapur mundësia për pezullim më të shpejtë të regjimit pa viza për vendet jashtë BE-së që paraqesin shqetësim për migrimin ose sigurinë. Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë, bën pjesë në grupin e vendeve që mund të përballen me monitorim të shtuar për zbatimin e këtyre rregullave.

Disa nga arsyet për vendosjen e kufizimeve mund të jenë harmonizimi i dobët me politikën e vizave të BE-së dhe programet për dhënien e shtetësisë për investitorë, të ashtuquajturat “pasaporta të arta”, që mundësojnë marrjen e shtetësisë pa lidhje reale dhe të dëshmueshme me vendin. Gjithashtu, po shqyrtohen edhe rreziqe sigurie të lidhura me kërcënime hibride, përfshirë përdorimin politik të migrimit dhe dobësitë në sigurinë e dokumenteve personale, gjë që e ndërlikon edhe më tej pozitën e vendeve të treta që kanë regjim pa viza me BE-në./REL

Continue Reading

Maqedonia

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana.
Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.

“Më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.

“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.

Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.
Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt.

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
UK35 minutes ago

A do të jetë viti 2026 viti kur deputetët dhe kolegët do të bien dakord se si ta riparojnë Parlamentin?

UK42 minutes ago

Faqet e para të gazetave në UK

Bota52 minutes ago

Spiunë, dronë dhe pishtarë me fryrje: Si e kapën SHBA-të Maduron

Bota1 hour ago

Britania e Madhe dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri

Bota1 hour ago

Trump supozon se SHBA-të do ta mbajnë naftën e Venezuelës – sa kanë ata?

Bota1 hour ago

Pse Trump e ka vënë në shënjestër Venezuelën

Bota1 hour ago

Maduro në paraburgim në qendrën e paraburgimit në Nju Jork, ndërsa Trump thotë se SHBA-të do të “drejtojnë” Venezuelën

Bota1 hour ago

Kush është zëvendësja e Maduros me të cilën Trump është i gatshëm të bashkëpunojë

Bota2 hours ago

“Ne i vendosëm kushtet”/ Si e rrëzoi SHBA-ja Maduron nga pushteti dhe po e merr kontrollin e Venezuelës

Bota2 hours ago

Sulmet nga SHBA-të, Venezuela kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB

Bota2 hours ago

“Kapëm Maduron dhe bashkëshorten e tij”/ Zv.presidentja e Venezuelës pas deklaratës së Trump: Kërkojmë prova që janë ende gjallë

Albania2 hours ago

Shi dhe borë në Alpe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bota2 hours ago

Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse bisedimet për paqe dështojnë

Bota2 hours ago

Sulmet në Venezuelë, Rusia reagon pas arrestimit të Presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij

Albania2 hours ago

“Shqipëria Bëhet” proteston sot para kryeministrisë, policia njofton rrugët që do të bllokohen

Albania4 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Albania6 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK6 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 week ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK1 week ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports6 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK5 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania6 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania5 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK5 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota6 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania5 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota6 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

UK5 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending