ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 4 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 4 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Zbulimi epokal” i një figurine në Serbi, e ngjashme me “Hyjneshën në fron”

albnews by albnews
14 August, 2019
in Bota, Kosova
0
“Zbulimi epokal” i një figurine në Serbi, e ngjashme me “Hyjneshën në fron”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zbulimi i një figurine në fshatin Vitkovo afër Aleksandrovacit është cilësuar si “zbulim epokal” nga mediat në Serbi. Falë përpjekjeve të pareshtura ndër vite të entuziastëve të muzeut lokal, arkeologia serbe Sanja Crnobrnja-Krasiq ka thënë se bëhet fjalë për “Venusin” më të madh të gjetur deri më sot. Sipas saj, gjetja e së martës duhet të jetë rreth 6 mijë vjet e vjetër.

Sipas vlerësimeve të para, figurina i përket periudhës së vonë të neolitit në kulturën e Vinçës, kurse për lokalitetin arkeologjik është thënë të jetë “më i vjetër se piramidat në Egjipt”, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas mediave në Serbi, drejtori i Muzeut në Aleksandrovac, Ivan Brboriq dhe arkeologia Sanja Crnobrnja-Krasiq , së cilës i kreditohet zbulimi, kanë pranuar thirrje nga e gjithë bota.

RelatedPosts

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

Alarmi i ngritur nga Britania dhe Gjermania, si po i kërcënon Rusia satelitët e tyre

“Hamendësimet janë konfirmuar se ka pasur një qendër fetare të kulturës së Vinçës në Vitkovo, për shkak se Venusi i gjetur është më e gjatë se 30 centimetra. Ne kemi bërë gjurmime të rregullta të terrenit për shkak se banorëve të fshatit iu nevojitej furnizimi me ujë. Nga fundi i kërkimeve, ne kemi ardhur te zbulimet që do të kënaqin botën – vendi ynë është më i vjetër se piramidat egjiptiane”, citohet të ketë thënë Crnobrnja-Krasiq.

Ajo ka theksuar se konservimi i këtij “zbulimi të mahnitshëm” arkeologjik është në vazhdim e sipër.

Por sipas arkeologëve nga Kosova, kjo figurinë e përbërë nga argjila e pjekur është e njëjtë me idhullin e gjetur te lokacioni “Tjerrtorja” në Prishtinë dhe që është pagëzuar prej vitesh si “Hyjnesha në fron”. E fragmentuar në disa pjesë, figurina e zbuluar në fshatin serb ka formën e njëjtë të trupit me duart e vendosura në bel.

Arkeologu Naser Ferri ka thënë për gazetën se figurina e gjetur në Vitkovo është e njëjtë me ato gjetje gjithandej territorit të Kosovës.

“Është e punuar në të njëjtin stil si figurinat e gjetura në Tjerrtore dhe në disa lokalitete të tjera kosovare (Fafos I e Fafos II, Vallaç, Barilevë) që i përkasin të ashtuquajturit “variant kosovar të kulturës së Vinçës” me të vetmin ndryshim që është më e madhe (30 cm gjatësi) në krahasim me atë të Tjerrtorës (18.5 cm), Fafosit (20 dhe 26 cm), Vallaçit (20.5 cm), dhe të Barilevës (26.5 cm)”, ka thënë ai

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result