Zbulimi i rrallë në fund të liqenit që shtrihet mes Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arkeologët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në liqenin e Kostancës, i cili shtrihet mes Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Ky liqen, me sipërfaqe prej 536 kilometrash katrorë dhe i rrethuar nga mbi 2.5 milionë banorë, ka rezultuar të fshehë një histori të jashtëzakonshme nënujore.

Në ekspeditën e fundit janë gjetur 31 objekte të rralla, të cilat shkencëtarët i cilësojnë si “kapsula të kohës”.

Mes tyre spikasin 17 fuçi druri, disa në gjendje të shkëlqyer, që ende ruajnë kapakët, fundet dhe madje edhe shenjat e pronësisë. Nuk dihet me siguri se cilit mjeti transportues i përkisnin, por ato hedhin dritë mbi mënyrat e ruajtjes dhe transportit të mallrave në të kaluarën.

Po ashtu, robotët nënujore kanë dokumentuar mbetje metalike që besohet se i përkisnin anijeve me avull si SD Baden dhe SD Friedrichshafen II, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lundrimin rajonal shekuj më pare.

Zbulimi më i madh dhe më mbresëlënës është një velierë transporti pothuajse e paprekur, që ruan ende direkun. Ky relikt i rrallë u jep studiuesve informacion të çmuar mbi teknikat e ndërtimit të anijeve në atë kohë, si dhe mbi llojet e mallrave që transportoheshin nëpër liqenin e Kostancës. 

Share This Article