Zbulohen 31 sera kanabisi në zonat malore të Kurbinit, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

31 sera me kanabis janë zbuluar në zonat malore të Kurbinit. Gjatë kontrolleve nga toka dhe ajri, polica ka zbuluar 3510 bimë kanabis të mbjellë në një terren të vështirë malor në fshatin Skuraj.

Gjatë operacionit të koduar “Imazhi” është arrestuar 44-vjeçari D. M. si dhe është shpallur në kërkim F. M., 34 vjeç, si dy nga autorët e dyshuar të këtyre tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article