Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre që tronditi këtë fundjavë Italinë, ku një 17-vjeçar vrau prindërit dhe vëllain e tij të vogël.
Ai ka deklaruar se goditjet ia ka dhënë në qafë, që ata të mos vuanin.
Mediat italiane raportojnë se 17-vjeçari ka goditur gjithsej 68 herë prindërit dhe vëllain e tij, menjëherë pas përfundimit të festës së ditëlindjes së babait të tij.
Pjesën më të madhe të goditjeve me thikë i ka marrë vëllai 12-vjeçar, e më pas nëna dhe babai.
Prokurorët besojnë se ishte një krim i paramenduar, duke argumentuar se Ricardo kishte planifikuar vrasjen e trefishtë.
“Ishte një ide që lindi në atë kohë, për të gjetur një zgjidhje për ankthin tim që nuk e kuptoja se nga vinte. Ndihesha i mbytur, doja të jetoja e lirë. Ndihesha i vetmuar edhe mes të tjerëve. Nuk kam pasur dialog të vërtetë me askënd. Ishte sikur askush nuk më kuptonte”, deklaroi autori, sipas mediave italiane.
Siç thonë burimet e prokurorisë për mediat italiane, 17-vjeçari ishte i vetëdijshëm për seriozitetin e aktit të tij dhe se drejtësia do të bëjë atë që duhet.