Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, vazhdon serinë e tij të golave, duke ndihmuar Barcelonën të arrijë objektivat e saj këtë sezon.
36-vjeçari ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë tre asistime në 41 ndeshje gjithsej, duke e mbajtur atë në krye të listës së golashënuesve të La Ligës.
Ndërkohë, Barcelona kryeson ligën, përgatitet për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit, ka arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe tashmë ka fituar Superkupën e Spanjës këtë dimër.
Me një shans të madh për të fituar trofe të shumtë, Lewandowski do të përfitojë edhe financiarisht.
Mediat spanjolle apo më saktë gazeta Sport ka zbuluar bonuset që ai mund të marrë për suksesin e skuadrës këtë sezon.
Lewandowski thuhet se do të fitojnë bonus prej 600 mijë eurosh për fitimin e La Ligës, teksa dy trofetë vendas do t’i sillnin bonus prej 800 mijë eurosh.
Triumfi në Ligën e Kampionëve do t’i shtonte yllit polak plot edhe 1 milion euro, ndërsa sigurimi i të tre trofeve do të sillte një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh. /Telegrafi/