Zbulohen detajet nga takimi i Elizabeth II me Joe Biden

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II dhe presidenti amerikan Joe Biden së bashku me Zonjën e Parë Jill do të takohen javën e ardhshme. Këtë lajm e bëri të ditur Pallati Buckingham.

Ky takim, të dielën e 13 qershorit përkon me përfundimin e vizitës të Biden në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë. Kështu, presidenti amerikan bëhet i dymbëdhjeti që Mbretëresha takon si monarke e Britanisë. Ajo takoi edhe paraardhësit e tij Donald Trump dhe Melania Trump në Pallatin Buckingham në 2019.

Madhështia e saj u takua për herë të parë me një president në shërbim të SHBA, Harry S Truman, si Princesha Elizabeth në 1951. Që atëherë ajo është takuar me të gjithë liderët e zgjedhur amerikanë gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.

Kujtojmë se në 21 prill të këtij viti, Elizabeth festoi 95-vjetorin e lindjes, për herë të parë pa bashkëshortin e saj, princin Philip. Në shenjë respekti për të ndjerin e ndarë nga jeta dhe për zinë që po mbante për të, Mbretëresha vendosi që të mos kishte asnjë organizim për ditëlindjen e saj. Ajo tha se ishte prekur thellë nga mbështetja dhe mirësia e treguar nga publiku pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, ndaj i ka falenderuar të gjithë për ngushëllimet e urimet e ditëlindjes.

Share This Article