Zbulohen dy datat e mundshme për zgjedhjet lokale në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Albulena Haxhiu tha se nga Vetëvendosje preferojnë datën 5 tetor, kurse nga PDK deklaruan se datat e tyre janë 12 dhe 19 tetori.

Ndryshe nga partitë e tjera që po përfaqësohen nga liderët e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar Albulena Haxhiun në takimin me Kryetaren e Shtetit.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.

Sakaq, Albulena Haxhiu ka deklaruar për mediat se në takimin me Osmanin është diskutuar dhe për krizën politike, por edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Share This Article