Zbulohen emrat, kush janë personat e arrestuar pas sherrit për pronën tek Kepi i Rodonit, ku u prangos edhe Mark Frroku

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emrat e 8 persona të arrestuar pas sherrit të së dielës (29 tetor) për pronën tek Kepi i Rodonit, mes banorëve të fshatit Shetaj dhe 4 personave që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike në zonë, mes të cilëve edhe Mark Frroku.

Tetë personat e arrestuar janë:

Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka

Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri

Sherri:

Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me 4 banorët e fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit.

Duke u hequr si përfaqësues të Kishës kanë nisur rrethimin e pronës, por janë përballur me rezistencën e banorëve, të cilët pretendojnë se kanë pronësinë.

Por përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, tha për News24, se këta persona nuk janë përfaqësues të Kishës.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

Konflikti

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Share This Article