Zbulohen gjurmë të materies organike aliene në malet e Afrikës së Jugut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Materie organike me origjinë jashtëtokësore është zbuluar në gurët e maleve Makhonjwa, në Afrikën e Jugut, ndër më antikët në Tokë.

Kjo materie është gjetur në fragmentet e meteorëve të pasur me karbon që kanë rënë në planetin tonë më shumë se tre miliardë vite më parë dhe që kanë mbetur të bllokuara në gurët e këtyre maleve.

Ky zbulim është publikuar në revistën “Geochimica et Cosmochimica Acta” nga grupi i shkencëtarëve të Qendër Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS) në Francë, të koordinuar nga Frances Westall.

Fragmentet e meteorit, me diametër prej disa milimetrash, u zbuluan falë teknikave të sofistikuara të spektroskopisë brenda një depozite vullkanike të këtyre maleve antike afrikanojugore.

“Bëhet fjalë për një prej provave të para të pranisë së karbonit jashtëtokësor në gurët e planetit tonë”, thekson Westall.

Sipas studiueses, “është e vështirë të mendohet që këto gjurmë të materies organike janë rezultati i një shiu të unik meteorësh. Ky zbulim, në fakt, përforcon hipotezën në bazë të të cilës elementet primare të jetës kanë rënë në Tokë pjesërisht nga hapësira, nëpërmjet meteorëve”.

Share This Article