Albania
Zbulohen lidhjet/ Bashkëpronari i objektit pa qira të gruas së Veliajt, ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tiranës
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrullshëm, filluar nga disa dokumente dhe materiale që CNA i kishte publikuar edhe më parë.
Gjithçka fillon me aktivitetin e Ajola Xoxës, një juriste që ka studiuar në Francë, e cila më pas ka përfunduar kuratore arti.
CNA ka zbuluar me dokumente dhe fakte se si Ajola Xoxa lidhet me inceneratorin e Tiranës nëpërmjet artistit të saj kontemporan, Sislej Xhafa, të cilin e promovon te “Harabeli”.
Sislej Xhafa ka bërë një vepër të quajtur “Bleta”, e cila u financua nga kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, dhe u instalua si vepër arti në landfillin e Sharrës.
Ne gjithashtu kemi raportuar edhe për “NAAN Gallery”, një kompani e themeluar nga Dritan Zeneli e sot është në pronësi të “HARABEL”, sipas statutit të gjitha të ardhurat që realizon kjo kompani nga shitja e veprave të artit i kalojnë të gjitha ortakut “HARABEL” për t’i përdorur sipas dëshirës.
Kjo kompani e ushtron aktivitetin në qendër të Tiranës, në Bllok, dhe kemi theksuar se ky është një objekt pa qira në përdorim nga Ajola Xoxa dhe jepet falas për artin që kuron bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kush e ka objektin që Ajola Xoxa e mban pa qira
CNA thelloi investigimin e saj duke kërkuar se kush ishin pronarët e vërtetë të këtij objekti, kush ishin këta njerëz apo një njeri i vetëm, që një godinë e cila mund t’i gjeneronte të ardhura deri në 25 mijë euro në muaj, sipas të dhënave të nxjerra nga agjencitë imobilare, t’i jepte Ajola Xoxës pa qira objektin, për çfarë arsye.
Bamirësi ndaj Ajolës? Cili është interesi? Çfarë përfitojnë qytetarët apo kompania?
Kjo pjesa e fundit, çfarë përfitojnë personat që kanë në pronësi këtë objekt me dhënien e pronës së tyre pa qira Ajolës, na bëri që të shkojmë te zyra e regjistrimit të pasurive dhe të sigurojmë se kush është pronari.
Pra, kush janë njerëzit që i kanë dhënë një pronë të tyre Ajola Xoxës prej gati 4 vitesh, ose i kanë falur më saktë 25 mijë euro në muaj.
Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, apo Hipoteka, personat pronarë figurojnë shtetasit Arben Xhabafti me 4/16, Gentian Sula me 4/16, Besiana Antoni (bashkëjetuesja e Gentian Sulës) me 4/16, Miranda Leka me 2/16, Xhenis Angjeli me 1/16 dhe Era Xhabafti sërish me 1/16.
3 personat e parë kanë të njëjtën pjesë takuese në pronë, ndërsa 3 të tjerët kanë më pak.
Këta pronarë janë njerëzit të cilët i kanë dhënë një godinë me dy kate, në mes të Bllokut, me një sipërfaqe mjaft të madhe, truall me sipërfaqe total 1100 metër katrorë, nga të cilat ndërtesë 269 metër katrorë.
Pra, këta persona, me këtë pasuri në mes Tiranës, nuk marrin qira, nuk e vendosin në aktivitet, por ia japin Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, të zhvillojë aktivitetet e saj pasionant në lidhje me kurimin e artit.
Por a ka konflikt interesi ndonjëri nga këta njerëz? Për çfarë ia kanë dhënë këtë pronë Ajolës? Çfarë përfitojnë ata?
Bashkëpronari i objektit pa qira, tenderë nga Bashkia e Tiranës
Së pari, verifikuam Gentian Sulën dhe gruan e tij të cilët zotërojnë gjysmën e pronës, nuk është një personazh i panjohur. Gentian Sula na rezulton se është përfitues i parave dhe fondeve publike, dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.
Ne kemi gjetur një tender fiktiv, ndoshta të manipuluar deri diku, i cili është zhvilluar në Ujësjellësin e Tiranës me vlerë 50 milionë lekë, ku nuk ka pasur as prokurim të drejtpërdrejtë, as prokurim me tender të hapur, po dikush dorëzonte një zarf, tjetri e hapte, më pas njoftohej kompania konkurrente që të shkonte me çmim më të ulët.
Tenderi është me flamur të kuq dhe pa konkurrentë.
Kjo nuk është asgjë.
Pronari me 8/16, i sipërfaqes 1100 metër katrorë, me një godinë rreth 270 metër katrorë, është përfitues edhe i rreth 720 milionë lekëve të vjetër nga Bashkia e Tiranës.
Në tetor të vitit 2022, Bashkia e Tiranës ka shpikur një formulë tenderi që është rrjetëzimi, e padëgjuar më parë.
Pra, Erion Veliaj mesa duket kishte gjetur një kompani që të mësonte të gjithë stafin, që të performonte si kompania “5D”, si çunat e “5D”-së që ndodhen pas hekurave.
Tani ka sjellë ndonjë kompani gjermane, ndoshta ndonjë shpikje të tij. Se përse duhet kjo kompania gjermane kur janë paguar 720 milionë lekë me TVSH për performancën e strukturës së bashkisë, kësaj Erion Veliaj duhet t’i japë përgjigje diku tjetër.
Janë dy raste, një institucion në varësi që është Ujësjellësi sh.a. dhe Bashkia e Tiranës drejtpërdrejt.
Gjithashtu, CNA ka mundur të sigurojë të dhëna se një kompani tjetër e shtetasit Gentian Sula, “Intersig Vienna Insurance”, është përfituese e të paktën 5 rasteve për prokurime apo tenderë të bërë nga Bashkia e Tiranës në lidhje me siguracionet që i duhen këtij institucioni.
Edhe në këto raste, ashtu si në rastin e mësipërm, 5 tenderët janë me flamur të kuq.
Pra, kërkohet të gjendet lidhja dhe lidhja ja ku është. Ajola merr pa qira një objekt nga Gentian Sula, gruaja e tij dhe disa bashkëpronarë të tjerë dhe kjo pronë që i shërben Ajolës për pasionet e saj me artin kanë një vlerë qiraje mjaft të lartë.
Nga ana tjetër, qira nuk paguhet, por një nga bashkëpronarët e asaj prone përfiton tenderë qindra milionë lekë te bashkëshorti i Ajolës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Siç e theksuam më lart, tenderi është me foto i zhvilluar 720 milionë lekë me TVSH për perfomancë, një shpikje e padëgjuar më parë, ka edhe tenderë të tjerë të fituar, të cilat na tregojnë saktësisht, pa asnjë mëdyshje, se një nga bashkëpronarët e objektit qiranë e merr nga fitimet që i vijnë nëpërmjet marrjes së parave dhe fondeve publike nga Erion Veliaj.
Këto janë fakte me dokumente, të cilat tregojnë qartazi aktivitetin e Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, lidhjen me bizneset, përfituesit e fondeve publike, të cilat dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe shkojnë në shërbim të Ajola Xoxës, ku kuptohet, ndërmjetësi është kryebashkiaku Erion Veliaj./ CNA
Albania
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.
Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.
Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.
Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.
Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.
Albania
Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?
Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.
Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.
Një rënie e ndjeshme e temperaturave
Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.
Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.
Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.
Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.
Rrotullimi i temperaturës
Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.
Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.
Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.
Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan
Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.
Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.
Albania
Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj
Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.
E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve
Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.
Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
