“Rrahja e zemrës së Romës nuk është mermeri i Senatit, është rëra e Koloseumit.” Kështu u shpreh senatori Romak Gracchus në filmin Gladiator, fitues i çmimit Oskar, në vitin 2000.
Vetë zemra e Koloseumit, një sistem i ndërlikuar i kalimeve nëntokësore, kafaze dhe dhoma ku të burgosurit, kafshët dhe gladiatorët prisnin të hynin në arenë, pas rinovimit do të hapet për publikun nga kjo e premte.
“Koloseumi është unik, rinovimi i tij sjell përsëri në qendër të vëmendjes një monument që e do e gjithë bota,” u shpreh kryetari i “Tod’s Diego della Valle”, që është grupi i cili u mor me projektin e rinovimit.
E ndërtuar 2,000 vjet më parë, arena prej guri ishte amfiteatri më i madh në perandorinë Romake. Tani është atraksioni më i njohur turistik i Italisë, duke tërhequr rreth 7.6 milion vizitorë në 2019-të, para se të goditej nga coronavirus.
Dikur kishte deri në 70,000 vende dhe organizonte luftime gladiatorësh, ekzekutime dhe gjueti kafshësh. Mund të mbushet gjithashtu me ujë për të rivendosur betejat detare. Puna në labirintin që qëndronte poshtë arenës, e njohur gjithashtu si hipogje, zgjati dy vjet, ku punuan më shumë se 80 njerëz, përfshirë arkeologë, arkitektë dhe inxhinierë.
Një vendkalim i ri 160 metra, hap një zonë të monumentit që nuk ka qenë kurrë e arritshme për vizitorët, më parë.
Faza e parë e projektit, duke përfshirë një pastrim të fasadës, u zbulua në vitin 2016. Faza e fundit përfshin rinovimin e galerive, sistemin e ndriçimit dhe krijimin e një qendre të re për vizitorët. Projekti është vendosur të përfundojë në rreth tre vjet. Gjithashtu, qeveria italiane ka vendosur të pajisë monumentin antik romak me dysheme të reja të teknologjisë së lartë, që pritet të jenë gati në vitin 2023.