Zbulohen monedhat e rralla nga periudha e Vdekjes së Zezë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy monedha ari të veçantë të humbura në periudhën e murtajës ose siç njihet ndryshe Vdekjes së Zezë, janë gjetur nga një kërkues metalesh.

Monedhat të cilat i përkasin mbretit Edward III janë 23 karat. Mendohet se ato kanë humbur rreth vitit 1344.

Ekspertja Helen Geake u shpreh se monedhat e këtij lloji sot vlejnë 12 mijë Paund dhe ata që i zotërojnë janë nga shtresat e larta të shoqërisë.

Pas pushtimit norman në Britaninë e asaj kohe ndodheshin në qarkullim vetëm monedhat e argjendta. Ishte mbreti Edward ai i cili vendosi që të rifuste në përdorim monedhat e arta.

Ato quheshin florina. Monedhat u prodhuan në vitin 1344, por u tërhoqën brenda disa muajsh.

Ekspertët besojnë se shumë pak persona i përdornin këto monedha sepse kishin vlerë të madhe dhe vlenin sa një ditë pune.

Share This Article