Një grup arkeologësh deklarojnë se ka zbuluar shenjat e 3 kampeve të fortifikuara romake, në pjesën veriore të Arabisë, një gjetje që pritet të ndryshojë historinë e këtij vendi.
Klasa e arkeologjisë e Universitetit të Oksfordit ishte ajo që bëri këtë zbulim unikal përmes sensorëve në distancë, duke përdorur imazhe satelitore.
Ekspertët mendojnë se mund të kemi të bëjmë me një dëshmi të fortë të një “fushate ushtarake romake të padokumentuar” përmes Jordanisë juglindore në Arabinë Saudite.
Kreu i arkeologëve që bëri zbulimin, Michael Fradley deklaroi në mediat botërore të arkeologjisë se është pothuajse i sigurt se kampet janë ndërtuar nga ushtria romake.
Në raportin e botuar në revistën Antiquity, ai shpjegon se përfundimi i tij bazohet në krahasimet me struktura të ngjashme që i përkasin të njëjtës periudhë dhe që janë verifikuar se ishin ndërtuar nga ushtria romake.
Ekipi hulumtues beson se kampet mund të jenë ndërtuar gjatë një fushate ushtarake romake të padokumentuar më parë për pushtimin e Mbretërisë Nabataean në vitin 106 pas Krishtit.
Mike Bishop, një ekspert për ushtrinë romake, tha se kampet ishin një gjetje e re spektakolare dhe një pasqyrë e rëndësishme rreth fushatës së perandorisë në Arabi.