ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar vjedhjen e telefonave. 4 hours ago
Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash 9 hours ago
Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë? 10 hours ago
Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës 10 hours ago
Vendet e mbipopulluara në radhë për vonesa në kontrollet kufitare të BE-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbulohen prapaskenat për 94 votat e shkarkimit të Metës

albnews by albnews
9 June, 2021
in Albania
0
Zbulohen prapaskenat për 94 votat e shkarkimit të Metës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Maxhoranca socialiste voton sot raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kuvendi e ka futur si pikë të parë në rendin e ditës çështjen e shkarkimit të kreut të shtetit.

Beteja e socialistëve për të shkarkuar Ilir Metën kaloi provën e parë, atë të Komisionit Hetimor, teksa sot pritet që në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë të ngrihen për herë të parë kartonët për të shkarkuar një President. Por, për të shkarkuar kreun e shtetit duhet që të jenë në të njëjtin mendim së paku 94 deputetë. Aktualisht, socialistët në Kuvend kanë 74 mandate, 3 vota të tjera janë të garantuara.

RelatedPosts

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

Hysaj: Kemi ardhur për fitore në Serbi

Në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë, protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

Bëhet fjalë për 3 deputetët që hynë në Kuvend  në 2017 me logon e PDIU-së si dhe vota e deputetes socialdemokrate Jetmira Rraboshta, e cila zëvendësoi  kryetarin e PSD-së Tom Doshi, pasi ky i fundit dha dorëheqjen e parevokueshme orët e para të datës 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Duke qenë se të vetëm socialistët nuk arrijnë  dot që të shkarkojnë politikisht kreun e shtetit do të duhet që të thithin vota edhe  nga deputetët e opozitës së re në Parlament që duket se nuk është e vështirë. Kjo për një arsye të thjeshtë, se në zgjedhjet e 25 prillit janë të paktën 10 deputetë që kanë hyrë në Parlament nga listat  e opozitës që dogjën mandatet, që u futën në listën e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

DEPUTETËT QË U ANGAZHUAN ME PS

Ndër kartonët që pritet të ngrihen sot në seancën për  shkarkimin e Metës, social- istët janë të bindur për mbështetjen e deputetëve; Lefter Koka, Aurora Mara, Ylli Shehu, Enver Roshi, Nimet Musai, Ediola Braha, Halit Valteri, Klajdi Qama, Vasil Sterjovski dhe Edmond Rrushi. Por, socialistët kanë pritshmëritë t’i sigurojnë 94 votat, nisur kjo dhe nga fakti që për të ngritur Komision Hetimor për shkarkimin e Ilir  Metës, ishin dakord 97 deputetë. Një tjetër fakt që bie  në sy është se nga 10 deputetët që në 25 prill morën vota për PS-në, si pjesë e listës së maxhorancës në Parlament hynë nga lista e LSI.

Kujtojmë që vetëm Halit Valteri hyri në Parlament nga lista e Partisë Demokratike. Ndërkohë, Lefter Koka që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e PS-së në Durrës, në  zgjedhjet e 2017 mori vota për LSI-në dhe më herët ka qenë ministër i Mjedisit me logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputetja tjetër, Aurora Mara, që ishte e dyta në listën e PS-së në Dibër, në Parlament hyri si deputete, pasi nuk iu bind vendimit të  LSI-së për djegien e mandateve në 2019. Po ashtu, edhe  deputetët e tjerë në 2017 kanë mbledhur vota për LSI-në kur në fushatë ishte edhe Ilir Meta vetëm pak kohë, pasi ishte zgjedhur President, por që nuk kishte marrë mandatin.

AKUZAT

Në përfundim të hetimit që zgjati afërsisht një muaj, Komisioni i Posaçëm Parlamentar që u drejtua nga Alket Hyseni që nuk do të jetë  më në Parlamentin e ardhshëm doli në përfundimin se  kreu i shtetit “Ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të  sovranitetit nga ana e popullit (në kundërshtim me nenin 2, pika 1 të Kushtetutës); Ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të  sovranit dhe Kuvendit; Është sjellë arbitrarisht me push- tetin, përkundër natyrës së  Republikës Parlamentare (në kundërshtim me nenin 1, pika 1, të Kushtetutës); Ka  anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 92, germa “gj”, të Kushtetutës dhe nenin 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor);  Ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve (në  kundërshtim me nenin 1,  pika 3 dhe nenin 109 të Kushtetutës);

Ka cenuar parimin  e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira (në kundërshtim me nenin 1, pika 3, të Kushtetutës); Ka  cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë  (në kundërshtim me nenin 4 paragrafi i dytë i Kushtetutës  dhe nenin 4 të Kodit të Procedurave Administrative); Ka nxjerrë një akt në kundër- shtim të hapur dhe flagrant  me ligjet; Ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe  për tu zgjedhur (në kundërshtim me nenin 45, pika 1, të Kushtetutës)”, thuhet në  raportin e Komisionit Hetimor. Ndërkohë, vendimin  përfundimtar për shkarkimin e Presidentit nëse  sot Parlamenti voton pro largimit të tij, e jep Gjykata  Kushtetuese, e cila aktualisht është funksionale me 7 anëtarë nga 9 që ka normalisht.

DEPUTETËT E OPOZITËS QË U PËRFSHINË NË LISTAT E PS

Lefter Koka (Ish-Deputet i LSI-së në Durrës)

Aurora Mara (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së në Dibër)

Ylli Shehu (Hyri në Parlament nga lista e LSI-së)

Enver Roshi (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së në Gramsh)

Nimet Musaj (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së)

Ediola Braha (Hyri ne parlament nga lista e LSI-së)

Halit Valteri (Hyri ne Parlament nga lista e PD-së)

Klajdi Qama (Hyri ne Parlament nga lista e LSI-së)

Vasil Sterjovski (Hyri ne Parlament sipas djegies së mandateve, si pjesë e koalicionit të LSI-së)

Edmond Rrushi (Hyri ne Parlament si pjesë e listës së
LSI-së)

panorama.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar vjedhjen e telefonave.

Operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar vjedhjen e telefonave.

11 October, 2025
Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash

Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash

10 October, 2025
Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë?

Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë?

10 October, 2025
Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës

Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës

10 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result