Zbulohen shifrat e “çmendura” të kontratës së Mbappe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kontratë e “çmendur” për Kylian Mbappe. Francezi pranoi të qëndronte në Paris në muajin maj, duke refuzuar kalimin te Real Madrid dhe kjo jo më kot, nëse do t’i hedhim një sy kontratës “faraonike” që sheikët e Parisit i kanë ofruar.

Nëse Mbappe përmbush marrëveshjen për të qëndruar në Paris për 3 sezone, atëherë rroga e tij do të shkonte në 630 milionë euro bruto.

Paga e tij prej 72 milionë eurosh bruto në sezon, apo e thënë ndryshe 6 milionë euro bruto në muaj, është padyshim kontrata më e rëndësishme që një futbollist ka firmosur ndonjëherë.

Share This Article