Sezoni në ligën më të fortë në botë fillon shumë shpejt, yjet e Ligës Premier janë gati të luftojnë për trofeun e famshëm, dhe me këtë rast janë zbuluar çmimet e biletave vjetore për të gjitha stadiumet në elitën angleze.
Biletat shumë të shtrenjta kanë qenë objekt debati për vite me radhë në futbollin anglez. Ato kanë përjetuar një rritje të vazhdueshme që nga pandemia e Covid-19 dhe, pavarësisht faktit se kushtojnë shtrenjtë, stadiumet në Ligës Premier do të jenë të mbushura plot gjatë gjithë sezonit.
Shumica e tifozëve në të gjitha stadiumet në fakt kanë biletën e tyre vjetore dhe vendin e tyre “të rregullt”.
Edhe pse shumica e tifozëve besojnë se biletat më të shtrenjta janë në stadiumet e klubeve më të mëdha, kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, çmimet e biletave tregojnë se cilat pjesë të Anglisë kanë standardin më të lartë të jetesës.
Kështu, katër stadiumet më të shtrenjta në Angli janë në fakt nga Londra, dhe vendi i parë është befasues. Fulham, skuadra e famshme e Ligës Premier nga Londra, është klubi bileta vjetore e të cilit është padyshim më e shtrenjta në futbollin anglez.

Edhe pse askush nuk do ta besonte në fillim dhe nuk do të mendonte se do të ishte kështu, arsyeja është në fakt mjaft e qartë – Fulham ndodhet në Londrën Perëndimore dhe është lagjja më elitare.
Gjithashtu, stadiumi i tyre Craven Cottage është një shembull i rrallë i një stadiumi tradicional anglez dhe tërheqës për këdo që dëshiron të përjetojë magjinë e futbollit në djepin e tij.
Çmimi i një bilete vjetore për ndeshjet e Fulhamit është plot 3,555 euro, me Tottenham Hotspur në vendin e dytë shumë më poshtë me një çmim bilete prej 2,560 eurosh. Për 1,000 euro më pak se lideri në listë.
Vendin e tretë dhe të katërt e zënë gjithashtu klubet nga Londra, gjë që në fakt tregon ndryshimin në fuqinë blerëse të banorëve nga kryeqyteti krahasuar me të tjerët.
Arsenali është në vendin e tretë, me tifozët që paguajnë 1,990 euro për një biletë sezonale, dhe West Ham është në vendin e katërt me një çmim vjetor të biletës prej 1,980 eurosh.

Klubi i parë “jo-londinez” në listë është Manchester City. “Qytetarët” paguajnë 1,845 euro për një biletë sezonale në Etihad.
Nga blubet tjera të mëdha, Manchester United ka biletë vjetore me çmim prej 1294 eurosh, Chelsea prej 1264 eurosh dhe Liverpooli me çmim vjetor prej 1043 eurosh.
Bileta më e lirë në Ligës Premier është ajo për stadiumin Turf Moore, ku luan Burnley. Tifozët e këtij klubi paguajnë vetëm 605 euro për një biletë vjetore.
Shihni më poshtë çmimet e biletave vjetore për të gjitha stadiumet për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.
