Marina Amerikane ka eksperimentuar me teknologji tejet të avancuara, duke përfshirë këtu dhe një “armë modifikimi hapësinor”, thotë The Sun duke cituar dokumente të fshehta të cilat ka mundur t`i shikojë.
Në mesin e tyre shihet dhe një pajisje e së ardhmes, e cila siç thuhet aty, mund ta bëjë bombën me hidrogjen të duket si një “fishekzjarr”. Marina ka shpenzuar tre vjet dhe qindra mijëra dollarë duke testuar këtë ide nga viti 2017 deri në 2019. Ekspertët mendojnë se materializimi i saj mund të revolucionarizojë tërësisht sistemin e fuqisë dhe shtytjes. Dokumentet zbulojnë detaje të eksperimenteve të kryera nga Qendra e sistemeve ajrore detare (NAWCAD).
Dega kërkimore ushtarake e saj është përpjekur të eksperimentojë me “Pais effect”, një ide e patentuar nga inxhinieri amerikan i hapësirës hapësinore Salvatore Cezar Pais e cila synon t`i kapërcejë kufijtë e shkencës. Në skedat e mbiquajtura “Patentat UFO”, Pais bën një seri pretendimesh mbi potencialin e teknologjisë.
Ai thotë se mund të çojë drejt një sistemi shtytjeje që sfidon gravitetin, apo drejt armësh shkatërruese që sfidojnë ligjet e fizikës. Pais flet për një hibrid kozmik-nënujor” i cili ndryshon strukturën e kohës dhe hapësirës.” Arma e modifikimit hapësinor”, sipas dokumenteve të fshehta, do të lëshonte “ nivele jashtëzakonshme të larta energjie”.