Zbulohet bakteri gjigant, aq i madh sa mund të shihet… me sy të lirë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Për ta bërë të qartë, është sikur të gjenim një njeri të gjatë sa Everesti”. Një çmenduri, e pamundur normalisht, por diçka e tillë, edhe pse me dimensione të ndryshme, ka ndodhur pak muaj përpara në pyjet tropikale të Guadalupës, ku kërkuesit kanë zbuluar rastësisht atë që cilësohet padyshim si bakteri më i madh në botë.

Jo thjesht më i madhi, por mijëra herë më i madh se mesatarja e baktereve, aq sa filamentet e bardha që e përbejnë mund të arrijnë të shihen edhe me sy të lirë, diçka që nuk ndodh kurrë për bakteret e tjera.

Krijesa e re ka marrë emrin e Thiomargarita Magnifica, dhe zbulimi i saj i përshkruar në një artikull të botuar në revistën prestigjioze Science, mund të ndryshojë radikalisht perceptimin e botës mikroskopike që na rrethon.

Bakteri u gjet në disa bimë që po kalbeshin në ujë, dhe kishte një gjatë si rreth 1 centimetër, edhe pse autori i studimit, biologu Jean-Marie Volland, mendon se gjatësia mund të shkojë deri në 2 centimetra. Për të arritur atë dimension të papërfillshëm për njerëzit, duhet të bashkoheshin mbi 600 mijë baktere si

Sipas studiuesve, bakteri gjigant merr energji nga kombinimi i squfurit të pranishëm në disa zona dhe oksigjenit, që i mundëson prodhimin e sheqerit jetik.

“Zbulimi tregon që krijesa të tilla mund të ndodhen kudo. Fakti që nuk i shohim nuk do të thotë që nuk ekzistojnë”, komentojnë kolegët e Volland

Share This Article