Zbulohet banda e shqiptarëve që rrahën live në TikTok ekstremistin Luigji Marku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luigj Marku është një emër shumë i njohur në rrjete sociale pasi 39 vjeçari lezhjan prej kohësh publikon video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste.

Së fundmi gjatë një transmetimi që ai po bënte për ndjekësit e tij ai është dhunuar nga disa persona.

Gjatë momentin që ai është dhunuar ka qënë në një park të Dublinit aty dhe ku jeton duke sharë myslimanët.

Kaq ka mjaftuar që disa persona t’i afrohen dhe ta dhunojnë.

Ndërsa sot është zbuluar identiteti i dy të rinjve që kanë dhunuar Markun.

Sipas JOQ-së bëhet fjalë për dy të rinj nga Kosova të cilët kanë gjurmuar Markun në kohën kur ka dalë live në llogarinë e tij në TikTok dhe e kanë dhunuar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për bandën e një shqiptari nga Kosova të quajtur Fitim.

”Fitimi nga Kosova ishte futur me këta live, Gashi quhet ky mjekroshi, se këta janë si band kanë gjithë ato miliona, i shpenzojnë kot dhe i kishin bërë benë që do ta kapnin”.

Rikujtojmë se Marku është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Share This Article