ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 9 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 9 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 9 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 9 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbulohet dokumenti 100-vjeçar i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

albnews by albnews
18 May, 2022
in Albania
0
Zbulohet dokumenti 100-vjeçar i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zbulohet dokumenti origjinal i notës diplomatike që SHBA vendoste marrëdhëniet me Shqipërinë.

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Dekalog” Roland Qafoku ka bërë publike mbrëmë ekskluzivisht dokumentin zyrtar të vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Mban datën 28 korrik 1922, është firmosur nga komisioneri amerikan i rangut ministër Fuqiplotë dhe i Dërguar i Jashtëzakonshëm Maxwell Blake, i cili ia dorëzoi atë ditë kryeministrit të 10-të të shtetit shqiptar Xhaferr Ypi që mbante në të njëjtën kohë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Blake kishte marrë pak ditë përpara kësaj date urdhrin nga sekretari i Shtetit Charles Evans Hughes që ti dorëzonte notën diplomatike kryeministrit Ypi dhe e zbatoi ditën e caktuar. Mes të tjerave në notë Maxwell Blake shkruan:

“Kam nderin që në përputhje me udhëzimet e Sekretarit të Shtetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Washington, të njoftoj Shkëlqesinë tuaj se qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke marrë parasysh mbarëvajtjen e suksesshme të një qeverie kombëtare shqiptare, që sot më 28 korrik 1922, t’ju shpreh njohjen formale të qeverisë në të cilën Shkëlqesia juaj kryeson. Në pritje të veprimeve legjislative nga kongresi i Shteteve të Bashkuara për krijimin e një përfaqësie të rregullt diplomatike, qeveria ime më udhëzon të vazhdoj të veproj si komisioner i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me gradën Ministër Fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm”.

Është pikërisht ky dokument që vërteton dhe konfirmon se data e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA është 28 korriku i vitit 1922.

Sipas studimeve që ka bërë gazetari dhe studiuesi Qafoku, rezulton se SHBA u bë shteti i 22-të në botë që njohu Shqipërinë pas Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919. Sipas tij, shteti i parë që njohu Shqipërinë pas kësaj konference ishte Britania e Madhe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result