Zbulohet emri i fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2023, lajmin e publikon miku i familjes së ti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit pritet të shpallet me një ceremoni madhështore më 30 tetor në Paris. edhe pse duhen edhe disa ditë që të mësohet fituesi i këtij çmimi, ka zëra se fituesi është përcaktuar dhe ai pritet që të jetë i zakonshmi…Lionel Mesi.  

Lajmin në fjalë ë ka bërë të ditur një mik i familjes së futbollistit argjentinas. Sipas pretendimit të Dosetit i bie që “pleshti” e ka dalë fitues në duelet rivalizuese me sulmuesin norvegjez të Mançester Sitit, Erling Haland, si dhe yllin francez, Kiljë Mbape.

Gjatë sezonit të shkuar 36-vjeçari fitoi Kupën e Botës si kapiten i Argjentinës në Katar, si dhe shënoi 21 gola dhe 20 asiste me PSG në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ku fitoi edhe titullin e dytë kapin në Ligë 1.

Nëse del pretendimi i mikut të familjes, i bie që ky të jetë trofeu i tetë i “Topit të Artë” të fituar nga Lionel Mesi. Këtë trofe individual “pleshti” e ka fituar në vitet  2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, dhe 2021.

Share This Article