ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar 2 hours ago
Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve 2 hours ago
“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë 3 hours ago
Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit 3 hours ago
Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

albnews by albnews
14 October, 2025
in Albania
0
Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Operacioni i madh i kryer së fundmi nga policia italiane në zemër të vendit, çoi në zbulimin e një apartamenti të mbushur me 200 kg kokainë dhe i kthyer në laborator, teksa në pranga ra edhe një 22-vjeçar që mendohet se bënte ruajtjen e ngarkesës për llogari të kartelit.

I arrestuari është Kristian Preni, i cili pas arrestimit ka thënë se ishte përfshirë në këtë biznes pasi “Doja të ndihmoja familjen time të varfër.”

RelatedPosts

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës

Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

Kristian, një 22-vjeçar shqiptar, i arrestuar në Romë pasi 200 kilogramë kokainë u sekuestruan në apartamentin e tij në Tor Vergata, u mbrojt para gjyqtarit hetues gjatë masës paraprake:

“Unë vij nga një familje e varfër, u përfshiva në një biznes të keq”, vijoi ai.

Në apartament u gjetën gjithashtu 30,000 euro dhe një armë e vjedhur.

Karabinierët gjetën dyqind kilogramë kokainë në apartamentin e tij në Tor Vergata, Romë, një sasi që do të kishte vlerën e të paktën 16 milionë eurove në treg.

Arrestimi i Kristianit, një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për posedim me qëllim shpërndarjen e narkotikëve, marrjen e mallrave të vjedhura dhe posedimin e paligjshëm të armëve, u vërtetua nga gjyqtari i hetimeve paraprake dhe tani ai ndodhet në burgun e Rebibbias.

Por 22-vjeçari mbroti veten. “U përfshiva në një situatë të keqe sepse familja ime është e varfër, jeton në kushte të dëshpëruara dhe shumë të vështira”, i tha ai gjyqtarit hetues.

Hetuesit besojnë se ngarkesa i përket një organizate të fuqishme kriminale, për shkak të sasisë së madhe të saj, që pas shitjes mund të nxirrte fitime deri në 100 mln euro.

“Po kthehesha në Shqipëri!” Kyç gojën për organizatën kriminale

“Kur më ndaluan, po kthehesha në Shqipëri”, shtoi ai, fjalët e të cilit u raportuan nga “La Repubblica”. Është hera e parë që bëj diçka të tillë. Arma nuk është e imja; nuk e kam blerë dhe as përdorur kurrë”, vijoi ai.

Një Beretta 92 e vjedhur dhe 30,000 euro para të gatshme u gjetën gjithashtu në apartament.

Babai i tij ishte alkoolik dhe nëna e tij e papunë. Ja se si, siç raporton gazeta, e përshkroi i riu situatën e vështirë familjare që do ta çonte atë të bëhej një gur shahu për trafikantët e drogës.

“Kisha qenë në Itali për periudha të shkurtra në të kaluarën, por u transferova në Romë gjashtë muaj më parë dhe kërkova punë si hidraulik”, vazhdoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

14 October, 2025
Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

14 October, 2025
“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë

“Rusia sulmon NATO-n në vitin 2029”- Inteligjenca gjermane: Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë

14 October, 2025
Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result