Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit, arrestohen dy rumune

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shtetase nga Rumania, janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira. Në pranga kanë rënë, Ionela Duroi dhe Gabriela Burtea, të cilat kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë. Lidhur me rastin është proceduar penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Share This Article