Zbulohet identiteti i 46-vjeçarit shqiptar që humbi jetën gjatë grabitjes së një banese në Itali

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetimet vijojnë për vdekjen e 46-vjeçarit shqiptar Arben Cristea, i cili humbi jetën gjatë një tentative grabitjeje në një zonë kodrinore në periferi të Arezzos në Itali.

Sipas burimeve hetimore, Arbeni dyshohet se ishte pjesë e një bande që operonte në zonë dhe që besohet të ketë ardhur nga Lazio. Grupi dyshohet se kishte planifikuar të kryente disa grabitje në të njëjtën zonë përpara se të kthehej në rajonin e Arezzos.

Para incidentit fatal, në kodrat e Policiano-s ishin raportuar të paktën dy tentativa të tjera të dyshimta për vjedhje banesash.

Sipas hetimeve paraprake, 46-vjeçari u shpua një shtyllë gardhi, pjesërisht të elektrizuar për të parandaluar hyrjen e kafshëve të egra në të mbjella. Dyshohet se ai pësoi një dëmtim të rëndë në arterien femorale, çka shkaktoi hemorragji fatale brenda pak minutash. Një autopsi pritet të përcaktojë me saktësi shkakun e vdekjes.

Autoritetet kanë përjashtuar, për momentin, çdo lidhje të drejtpërdrejtë mes vdekjes dhe të shtënave paralajmëruese në ajër nga kunati i pronarit të vilës.

Arbeni rezulton të ketë qenë banor i paligjshëm në Itali dhe me precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër pronës. Hetuesit nuk kanë arritur ende të identifikojnë një adresë të saktë ku ai qëndronte.

Share This Article