Zbulohet identiteti i personit që theri për vdekje deputetin britanik, Sir David Amess

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Burri që dyshohet se theri për vdekje me thikë deputetin britanik, Sir David Amess, është 25-vjeçari, Ali Harbi Ali, kanë konfirmuar zyrtarët e Whitehall për BBC.

Sipas BBC, policia tha se ai ishte duke u mbajtur në një stacion policor në Londër sipas Aktit të Terrorizmit 200 dhe oficerët kanë afat deri më 22 tetor për ta marrë në pyetje.

Oficerët e kaluan të shtunën duke kërkuar tre adresa në zonën e Londrës.

BBC merr vesh se Ali është referuar disa vjet më parë te skema “Parandaluese” kundër terrorizmit. Mendohet se 25-vjeçari, i cili është me prejardhje somaleze, nuk kaloi shumë kohë në program.

Ndryshe, Sir David Amess, po mbante një takim të rregullt të së premtes me zgjedhësit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Essex, kur u godit me thikë disa herë.

Share This Article