Zbulohet kandidatura e Shqipërisë në çmimet Oscar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (çmimet Oscar) është filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”.

Filmi ka skenarin dhe regjinë e Gentian Koçit dhe është prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”. Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

 Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që autori Gentian Koçi përfaqëson Shqipërinë në garën e çmimeve Oscars. Në vitin 2018 ai ishte kandidatura zyrtare e Shqipërisë me filmin e tij debutues me metrazh të gjatë, “Dita zë fill”, film i cili u përzgjodh në mbi 50 festivale në të gjithë botën, duke rrëmbyer çmimet si “Aktorja më e mirë, “Skenari më i mirë”, dhe “Filmi më i mirë”.

Filmi u përzgjodh midis dy prodhimeve të tjera të këtij viti: “Njëri prej nesh” nga regjisori Ergys Meta dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, nga Fatmir Koçi.

Share This Article