ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 47 minutes ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 52 minutes ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 54 minutes ago
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar 1 hour ago
Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Zbulohet “KP”, kodi sekret në shkresa, për t’i kaluar paratë Malltezit, hetuesit u habitën kur morën vesh kuptimin

albnews by albnews
26 October, 2023
in Shqiperia
0
Zbulohet “KP”, kodi sekret në shkresa, për t’i kaluar paratë Malltezit, hetuesit u habitën kur morën vesh kuptimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deri në vitin 2018, kompania “Homeplan”, e cila ndërtoi kullat te ish-kompleksi Psrtizani, rezultonte nën pronësinë 100% të Fatmir Bektashit. Ai nënshkruan të gjitha vendimet në emër të aksionerit dhe tërheq dividentët. Por diku në një zyrë noterie në Tiranë, dokumente të padorëzuara në institucionet shtetërore shpërndajnë dividentë apo mbajnë shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin. Dividentët shpërndahen në bazë të një kontrate noteriale të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilin, Malltezi rezulton pronar i kompanisë që mori përsipër zhvillimin e pronës me 35%. Ai njëkohësisht faturon dhjetëramijëra euro kompaninë Homeplan për “shërbime konsulence.”

Prokuroria vëren se si në komunikimet e kapura në zyrën noteriale, termat “pagesë konsulence” dhe “divident” përdoren në mënyrë të ngatërrueshme me njëra-tjetrën. Sipas prokurorisë, kjo “ngre dyshimin e arsyeshëm se, është bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie.”

RelatedPosts

PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

Përfundon numërimi në Berat, kandidati i PS fiton me mbi 83% të votave

Prokuroria vëren gjithashtu se në dokumentet e kompanisë, shuma prej mijëra apo dhjetëramijëra eurosh i paguhen Malltezit duke e identifikuar atë vetëm me iniciale, si dhe “herë pas here edhe me fjalët “KP” ose “Kontribut Patriotik”.” Sipas një prej dëshmitarëve të marrë në pyetje nga prokuroria, nuk ishte e qartë se pse përdorej termi “kontribut patriotik”, por ishte e dukshme se ky term përdorej edhe për pagesat ndaj Malltezit nga ana e Fatmir Bektashit.

Për arsye që nuk dihen, ortakët vendosën të bëjnë një kontratë të re në vitin 2014, të cilën e depozituan zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2018. Në kontratë, shtetasi Fatmir Bektashi i shet, me pëlqimin e bashkëshortes së tij, Malltezit 35% të aksioneve për vlerën nominale prej 35 mijë lekësh.

Prokuroria vëren anomalinë: deri në fund të vitit 2013, kompania kishte fitime të pashpërndara në shumën 362 milionë lekë. Me shumë kulla në proces ndërtimi, shitja e 35% të aksioneve të saj për 35 mijë lekë ngjan e pagjasë. Në fakt, prokuroria dyshon se transaksioni ka shërbyer si një mënyrë për të justifikuar transferimin e parave nga kompania për te Malltezi, i cili tashmë dyshohet se ka qenë aksioner hije, ndonëse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se ai ka investuar para në kompani.

Një fakt i tillë është pranuar në prokurori edhe nga Fatmir Bektashi, i cili tha se Malltezi ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, “pavarësisht se kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Për rrjedhojë, sipas dyshimeve të prokurorisë, aksionet dhe dividentët e përfituar, janë përfituar në shkëmbim të vendimeve favorizuese të shtetasit Sali Berisha, kryeministër.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

10 November, 2025
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result