Zbulohet kush e bleu tualetin prej ari për 12,1 milionë dollarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania amerikane “Ripley’s Believe It or Not!” është zbuluar si blerësja misterioze e tualetit prej ari që u shit për rreth 12,1 milionë dollarë në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork. Vepra, e quajtur “America”, është krijuar nga artisti konceptual italian Maurizio Cattelan dhe është një tualet plotësisht funksional i prodhuar nga rreth 101 kilogramë ar 18 karatësh.

Versioni i parë i instalacionit u vendos në vitin 2016 në një tualet publik të Muzeut Guggenheim në Nju Jork, ku më shumë se 100 mijë vizitorë patën mundësi ta përdornin.

Në vitin 2019, ajo u zhvendos për ekspozim në Blenheim Palace në Angli, ku u bë edhe qendra e një grabitjeje spektakolare. Në orët e para të 14 shtatorit, një grup hajdutësh thyen dyert, e shkëputën instalacionin dhe u larguan me një veturë të vjedhur Volkswagen Golf.

Ngjarja u pasua nga një proces gjyqësor i gjatë, i cili u mbyll vetëm në vitet e fundit. James Sheen, 40 vjeç nga Oxfordi, u shpall fajtor për grabitje dhe pastrim parash në vitin 2024, ndërsa Michael Jones, 39 vjeç, u dënua në mars 2025. Të dy u dënuan me burgim.

Ankandi i versionit të dytë të tualetit u zhvillua këtë javë, me çmimin fillestar të bazuar në vlerën e saktë të arit, rreth 10 milionë dollarë. Pavarësisht interesit të madh mediatik, u paraqit vetëm një ofertë, ajo e Ripley’s Believe It or Not!, e cila konfirmoi blerjen me një reagim në Instagram.

Kompania po shqyrton mundësinë që vizitorët të lejohen ta përdorin këtë “fron të artë”, duke paralajmëruar se një iniciativë e tillë kërkon planifikim serioz dhe shumë guxim. 

Share This Article