Zbulohet llogaria e fshehtë e Meghan Markle në Instagram

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Meghan Markle thuhet se është rikthyer në rrjetet sociale me një llogari krejt të re në Instagram. Pas lidhjes me Princin Harry, Meghan kishte mbyllur blogun e saj personal “The Tig” si dhe llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter. Tani fansat e saj besojnë se Dukesha e Sussex-it qëndron pas llogarisë me emrin “Meghan” e cila nisi me 3000 ndjekës dhe tani numëron 100000. Në fakt, një shoqe e mirë e Meghan-it, Mandana Dayani, e cila punonte për çiftin mbretëror dhe u shfaq në dokumentarin e Netflix, ndoqi llogarinë, e cila ka një imazh me lule si foto qendrore.

Sigurisht, askush nuk mund të thotë me siguri nëse është vërtet llogaria e saj e re, e cila është aktivizuar një vit më parë. Në një intervistë me The Cut, në gusht 2022, ajo tha: “A doni të dini një sekret? Jam kthyer në Instagram”.

Share This Article