ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 2 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 8 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 8 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 8 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbulohet mesazhi i Bashës në Whatsapp për deputetët

albnews by albnews
30 October, 2021
in Albania
0
Zbulohet mesazhi i Bashës në Whatsapp për deputetët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Demaskohet teatri i deputetëve të PD në Kuvend. Basha, urdhër të mos votojnë kundër Ramës. Kritika me fjalë, por jo me votë kundër Ramës. SYRI TV zbardh sms ndaj deputetëve të PD për votën. Urdhri i i parë: Votoni pro Borxhit 700 milionë €. Urdhri i dytë: Abstenoni për borxhin 700 mln Euro. PD votoi ndryshe nga sa deklaruan në Kuvend.

Duke tentuar t’i shpëtojë ironive deri në tallje të kryeministrit, Lulzim Basha deklaroi në seancën e fundit se Edi Rama duhet të lërë teatrin dhe të diskutohet për hallin e shqiptarëve, ku në rend të ditës ishte votimi për marrjen e borxhit 700 milionë euro dhe kredisë 70 milionë euro për OSHEE-në. 

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

Por duket se kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit të lërë teatrin e tij dhe të përfshihej në shfaqjen  teatrale që Lulzim Basha kishte përgatitur me shqiptarët, që ishte aty për të qarë hallet e tyre dhe do të demaskonte vjedhjen e qeverisë dhe marrjen e një borxhi të ri për të shtuar të ardhurat e klientëve dhe miqve të Ramës. 

E për këtë që në fillim, kryetari i grupit parlamentar Alfred Rushaj u kujdes të akuzonte kryeministrin se PD ishte konsistente në denoncimet që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve. 

Por teksa shfaqja kishte nisur, Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij më të afërt tashmë e kishte marrë vendimin për qëndrimin që do të mbanin ndaj borxhit 700 milionë euro dhe kredisë së re 70 milionë për OSHEE. Në foltore do të sulmohej qeveria dhe OSHEE por me karton do të votohej ndryshe, duke abstenuar për të mos sikletosur kryeministrin Edi Rama që votat për ta miratuar I kishte. 

Syri TV zbulon ekskluzivisht një urdhër që u është dërguar me mesazh në telefon deputetëve të Partisë Demokratike, ku u kërkohet fillimisht që të votohet “pro”  borxhit 700 milionë euro dhe abstenim për kredinë për OSHEE-në. 

“Përshëndetje; për kujtesë për votimin; 
1. Projektligji për Eurobond, votimi Pro; 
2. Projektligji për huanë e OSHEE, Abstenim; 
3. Projektligji për buxhetin faktik, Kundër; 
4. Projektvendim për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët, Pro sipas propozimit të PD…”

Teksa të gjithe deputetët e PD u përgatitën që të bashkonin votat me deputetët e PS, një tjetër  urdhër iu mbërriti në telefonate tyre, që do të  zbuste disi kritikat që do të merrnin, nga pro do të votohej “abstenim”.

“Më falni, ka një gabim; Eurobond Abstenim”

Basha 'ligjëron' borxhin 700 mln € të Ramës.
  • Zgjatja e Vettingut, si hi syve për legjitimimin e kolapsit dhe kapjes sw drejtësisë

Pra siç duket qartë në këtë komunikim, Lulzim Basha u kërkoi deputetëve që të mos votonin kundër asaj që e cilësonin si vjedhje të shqiptarëve, e prej 2 javësh e kritikonin me tone të ashpra në çdo dalje për mediat e çdo fjalim në Kuvend. Vetë Lulzim Basha për të maksimalizuar akuzat do të përdorte edhe një shprehje të urtë popullore. 

Pjesa më e madhe e deputetëve u bindën symbyllur e siç duket në ketë njoftim të Kuvendit, për borxhin 700 milionë euro kanë votuar pro 78 deputetë të Partisë Socialiste e aleate si dhe 33 deputetë të Partisë Demokratike kanë abstenuar dhe vetëm 4 vota janë regjistruar kundër nga sekretaria e Kuvendit. E njëjta panoramë edhe për kredinë 70 milionë euro të OSHEE-së, ku kanë votuar pro 76 deputetë, 36 demokratë kanë abstenuar dhe vetëm 3 vota janë regjistruar kundër.

Tashmë veç teatrit me akuza dhe kundër akuza mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, pikëpyetjet ngrihen për faktin se kush ishte arsyeja qe deputetët e PD-së nuk kundërshtuan zhytjen e shqiptarëve në një borxh të ri 700 milionë euro dhe u detyruan të kapërdinin çorbën e gatuar nga vetë. Madje ka pasur ehe nga ata deputetë, që vetëm pak minuta para ngritjes së kartonit do ta cilësonin këtë borxh si një aferë për të mbuluar vjedhjet e borxheve të mëparshme. 

Por më flagrantja do të ishte deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili nga foltorja rendiste milionat e vjedhura shqiptarëve nga OSHEE, e për këtë madje kërkoi edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor. 

Përballl këtij teatri, ku shqiptarëve u hidhet hi syve me akuza dhe sulme ndaj qeverisë për abuzime me fondet dhe nga ana tjetër mbështetet me forcën e kartonit, dyshimet që ngrihen janë nëse opozita është palë me këto abuzime apo e kapur nga kryeministri Edi Rama, i cili që në nisje në mandatit të tretë zgjodhi të kërcënojë shqiptarët me krizë të thellë e tu ngarkonte atyre një borxh të ri, të papërballueshëm për xhepat e varfër të shqiptarëve./ Syri

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result