Zbulohet mumia e lashtë e një kafshe të çuditshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arkeologët egjiptianë po hetojnë mumien e një kafshe të çuditshme, deklaroi sot Ministria e Antikiteteve.

“Do të shpallim detajet e zbulimit të mumies së një kafshe të çuditshme, në dukje një mace e madhe, ose ka të ngjarë të jetë një luan apo luaneshë”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se njoftimi do të bëhet pasi të jenë kryer të gjitha analizat e nevojshme.

Në Egjiptin e lashtë, kafshët shtëpiake të mumifikuara zakonisht varroseshin me pronarët e tyre. Ato u përdorën si oferta për perënditë ose egjiptianët e lashtë i donin kafshët në varre, me shpresën se do t’i merrnin në jetën e përtejme.

Muajt e fundit Egjipti ka njoftuar një seri zbulimesh të lashta, që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së dobësuar të turizmit, një burim kryesor ky i të ardhurave kombëtare. /ATSH/

Share This Article