Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë njoftuar se raketat balistike që Rusia hodhi në drejtim të Ukrainës kishin municion misterioz.
Sipas një zyrtari të inteligjencës secila prej municioneve është 30 cm e gjatë, në formë shigjete dhe ka një trup të bardhë me një bisht portokalli.
Sipas pretendimeve të ‘The New York Times’, municionet misterioze janë të lidhura me raketat balistike me rreze të shkurtër Iskender-M të lëshuara nga Rusia nga përtej kufirit dhe hyjnë në lojë kur raketat zbulojnë se ato janë në shënjestër nga sistemet mbrojtjes ajrore.
Çdo municion ka një mekanizëm elektronik që gjeneron sinjale për të mashtruar radarët e armikut.
Mashtrimet e vogla të pazbuluara deri më tani të Rusisë mund të ndihmojnë në shpjegimin pse sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase e kanë pasur kaq të vështirë për të kapur raketat Iskander.
Fotot e municionit në formë shigjete nisën të qarkullonin në rrjetet sociale dy javë më parë.
Edhe ekspertët e luftës dhe analistët e inteligjencës fillimisht menduan se ishin bomba nga armë thërrmuese, bazuar në madhësinë dhe formën e municionit, por e vërteta i habiti të gjithë.
Richard Stevens i cili shërbeu në ushtrinë britanike për 22 vite si oficer i asgjësimit të mjeteve shpërthyese dhe më pas 10 vite si teknik civil i bombave në Irakun Jugor, Afrikë dhe gjetkë, tha:
”Kam parë sulme të shumta kineze dhe ruse, por nuk kam parë kurrë një municion të tillë’.
Zyrtarët e inteligjencës thanë se pajisjet në fjalë u ngjanin kurtheve të Luftës së Ftohtë.
Çfarë është raketa Iskender dhe cilat janë tiparet?
Sipas dokumenteve të qeverisë amerikane, raketa Iskender, të fuqizuara nga një motor rakete me lëndë djegëse të ngurtë, mund të godasin objektivat më shumë se 320 km larg.
Raketat iskender kanë shumë koka të ndryshme konvencionale, duke përfshirë municione thërrmuese, koka luftarake me fragmentin me eksploziv të lartë deri në shpim dhe bunkeri.
Raketat gjithashtu kanë kapacitetin për të mbajtur dhe koka bërthamore.
“Më e ashpra që kemi vendosur”, BE godet Rusinë me një tjetër paketë sanksionesh
Ministrat e Financave të vendeve europiane kanë miratuar paketën e katërt të sanksioneve ndaj 600 shtetasve rusë, paketë të cilën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, e ka quajtur “vendim historik”.
“Është paketa më e menjëhershme dhe e ashpër që BE-ja ka ndërmarrë ndonjëherë”, thanë ministrat.
Emrat e shtetasve rusë që preken nga këto sanksione nuk janë bërë publik, por Këshilli i Europës saktësoi se do të përfshijnë “oligarkë të rëndësishëm, lobistë dhe propagandistë, kompani aviacioni dhe sektorë të ndërtimit të anijeve dhe makinerive”.
Kur u pyet nëse do të ketë sanksione të tjera, ministri francez i Financave deklaroi: “Ju konfirmoj atë që presidenti Emmanuel Macron tha javën e kaluar: të gjithë mundësitë do të merren parasysh”.