Trupat e pajetë të tre vajzave, 22, 21 dhe 19 vjeçe, janë gjetur në varrosura teksa ishin zhdukur pas një udhëtimi në një plazh në Quininde në Ekuador, javën e kaluar. Nayeli Tapia, Yuliana Macias, dhe 19-vjeçarja Denisse Reyna, u gjetën përgjatë lumit Esmeraldas. Policia bëri të ditur se vajzat janë gjetur me fyt të prerë.
Policia ka bërë të ditur se po punon të gjejë autorët e kësaj masakre të tmerrshme, ndërsa familjet e viktimave luten që të mos spekulohet se vajzat e tyre kishin lidhje me trafikun e drogës. Zbulimi i tmerrshëm i trupave të pajetë u bë nga peshkatarët vendas, të cilët vunë re një qen duke nuhatur në tokë, ndërsa zona mbante edhe erë të keqe.
Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe zbuluan trupat e pajetë të vajzave, të cilët u gjetën të lidhur dhe me fyt të prerë. “Ata ishin me kostume plazhi dhe pantallona të shkurtra”, tha shefi i policisë së Quininde, Diego Velastegui.
Vajzat ishin larguar nga shtëpitë e tyre më 4 prill në Santo Domingo de los Tsachilas, rreth 80 kilometra nga vendi i ngjarjes. Po atë ditë, pasi kishin humbur kontaktet, familjarët bënë denoncimin në polici.
Hetuesit e ngjarjes deklaruar se vajzat janë torturuar para vrasjes pasi janë gjetur me plagë të shumta në trup. Dyshimet e para janë se vajzat mund të jenë vrarë në një lokal pranë zonës ku u gjetën të vdekur më 5 prill.