Zbulohet një tunel droge në Shkodër, në pranga dy kultivuesit dhe një punonjës i OSHEE-së (video)

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas një operacioni në Shkodër, ku u gjetën 670 bimë kanabisi në një tunel.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtari kriminale, shtetasit me iniciale A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër dhe K. H., 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientet e tunelit.

Po ashtu, është arrestuat edhe një punonjës i OSHEE-së, shtetasi me iniciale D. S., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkohë nisi hetimi për shtetasit me iniciale D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar tunelin në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi me iniciale A. P., në lagjen “10 Korriku”, i cili ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan: 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 126 llamba, 80 paisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri, që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e fidanë dhe bimëve narkotike.

Shkodër/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 9”. Shkon 14 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

Zbulohet në lagjen “10 Korriku”, një ambient (tunel) i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Kapen në flagrancë në këtë ambient dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtari kriminale.

Vihet në pranga 1 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 670 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis dhe 254 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 9”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (tunel), në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi A. P., në lagjen “10 Korriku”, i cili ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 126 llamba, 80 paisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri, që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e fidanë dhe bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër dhe K. H., 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientet e tunelit.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi D. S., 40 vjeç, banues në Shkodër, si dhe nisi hetimi për shtetasit D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article