Një pastor 83-vjeçar është vënën nën akuzë për “vrasje me dashje”, “vrasje të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë”, “rrëmbim fëmijësh” e disa të tjera të ngjashme për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur shumë vite më parë, konkretisht në vitin 1975.
David Zandstra, i akuzuar për vrasjen e 8-vjeçares Gretchen Harrington në atë kohë, ishte prift në kampin fetar ku vajza e vogël shkoi në momentin e ngjarjes. Stollsteimer tha në një deklaratë se Zandstra u arrestua dhe u mor në pyetje në shtetin e Gjeorgjisë, pas informacionit nga dikush që e njihte Harrington.
Duke thënë se Zandstra pranoi krimin e tij, Stollsteimer vuri në dukje se mostrat e ADN-së së të pandehurit do të krahasoheshin me provat në vendin e krimit. Stollsteimer u kërkoi atyre që kanë njohuri për këtë çështje të kontaktojnë njerëzit që kryejnë hetimin, në rast të viktimave të tjera.
Trupi i pajetë i vajzës u gjet në një park 2 muaj pas ngjarjes, ndërsa autoritetet thanë se Zandstra e mori Harrington në makinën e tij dhe e vrau duke e çuar në një zonë të pyllëzuar.
Po ashtu mësohet se, Zandstra, babai i një prej miqve më të ngushtë të Harrington, ishte ai që thirri policinë dhe vazhdoi të ishte mik me familjen e vajzës së vogël për vite pas incidentit.