Zbulohet piktura e rrallë e piktorit Cimabue

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pikturë e vlerësuar si vepër e piktorit të madh të vjetër italian, Cimabues, artist punimet e të cilit janë shumë të rralla, u zbulua në një shtëpi në veri të Parisit.

Tema e kësaj pikture, në përmasa 25,8 x 20,3 centimetra, është “Krishti i tallur”.

E vlerësuar midis 4 dhe 6 milionë euro, kjo pikturë që tregon Krishtin e rrethuar nga një turmë njerëzish me fytyra idhnake e drithëruese, do të dalë në shitje në Senlis, më 27 tetor. Kjo do të jetë hera e parë, pas dekadash, që një pikturë e Cimabue-s del në ankand./ATSH/ 

Share This Article