Zbulohet plani: 100 kate kullë rekord në mes të Tiranës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës. Bëhet fjalë për një kullë 100 kate të projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio.

Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e Dajlan Avdiajt sipas medias Kapital. Ky i fundit njihet si një nga pronarët e ish kompanisë Apex dhe biznesmeni që ka ndërtuar Kullat tek Sahati dhe pallatin pas Presidencës.

Një ditë më parë në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e projektit të kullës me praninë e kryeministrit Edi Rama. Në garë morën pjesë 4 projekte nga studio të huaja arkitekturore dhe në fund u përzgjodh projekti i Aravaneas.

Kulla e re ka formën e dy gishtave. Lartësia e saj e bën hotelin Intercontinental pas 15 katëshit, Tirana Rock, Malin e Tiranës, hotel Plazën të duken si godina të vogla.

Bëhet fjalë për një kullë, e cila fillimisht u propozua të ishte 350 metër e lartë, por që më vonë është rënë dakord të ulet në 300 metra.

Kjo do të jetë ndërtesa e re më e lartë në Tiranë, kostoja totale e të cilës nuk dihet.

Share This Article