Zbulohet pllaka tek shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të “Ecjes për Liri” për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish presidenti Bill Clinton ka vizituar Bulevardin “Bill Clinton” në prishtinë ku është dhe shtatorja e tij.

Me këtë rast në shenjë mirënjohje për të është përuruar dhe një pllakë afër shtatores së tij.

Ish presidenti Clinton tha se kjo pllakë është një dhuratë shumë çmueshme dhe tha se nuk duhet të krijohet asnjë ndasi mes njerëzve.

“Faleminderit për këtë pllakë sepse unë dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës se kjo do të thotë shumë për mua. Jo vetëm për atë çka kam bërë për fëmijët e tyre, për veten por për atë që ka ndodhur në tërë Evropën”, tha ai.

Clinton tregoi dhe rëndësinë e shtatores së tij dhe diskutimin me gruan e tij, Hillary Clinton.

Në pllakë është gdhendur një nga deklaratat e Presidentit Clinton pasi u dha urdhri që forcat e NATO’s ta bombardojnë Serbinë, për të çliruar Kosovën.

“Për shkak të zgjidhjes sonë, shekulli 20 nuk po përfundon me indinjatë të pashpresë por me afirmim të shpresës për dinjitet njerëzor dhe për të drejtat e njeriut në shekullin e 21-të”, shkruan në pllakë, duke u cituar Presidenti Bilk Clinton.

Share This Article