Zbulohet profecia e frikshme e Isak Njutonit për fundin e Botës: Parashikon apokalipsin në vitin…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Isak Njutoni njihet si ndër shkencëtarët më të mëdhenj të historisë, sidomos për “Gravitetin” dhe “Teorinë e sferave”. Por ai nuk ishte vetëm fizikant, por edhe një filozof, teolog, shpikës, alkimist dhe matematikan.

Ndër studimet dhe zbulimet e britanikëve spikat vepra “Parimet matematikore të filozofisë natyrore”, botuar në vitin 1687. Në të ai hodhi themelet e teorisë së gravitetit dhe të ligjeve të lëvizjes.

I konsideruar si babai i fizikës moderne, Njutoni vdiq në 1722, më 31 mars, në Londër, për shkak të difuzionit të veshkave, teksa ishte duke fjetur.

Por tani del në pah edhe diçka më e veçantë; aftësia e tij metafizike apo parashikimi i së ardhmes. Në vitin 1704, Isak Njutoni u përpoq të parashikonte apokalipsin përmes llogaritjeve matematikore, duke u bazuar në përmbajtjen e Biblës.

Ai madje përcaktoi se si dhe kur do të jetë fundi i botës. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, padyshim ky parashikim është ende me ne.

Ai mund të lexohet në dorëshkrimin, i cili ndodhet në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, që nga viti 1969.

Në dokumentin e lartpërmendur, fizikani parashikoi që Krishti do të kthehej në Tokë në vitin 2060 (kujtojmë se rreth kësaj periudhe rikthehet edhe kometa Hallej).

“Njutoni ishte i bindur se Krishti do të kthehej dhe do të krijonte një Mbretëri globale paqeje”, tha profesori i historisë, Stephen D. Snobelen, më 2003.

Sipas tij, për të arritur profecinë, shkencëtari u bazua në “Librin e Danielit”. Prandaj, ai përcaktoi se “kohët dhe pjesa e parë nuk do të përfundojnë para vitit 1960, por as pas 2344”.

Share This Article