Zbulohet salla e re për medie e qeverisë britanike, ka kushtuar mbi 2.6 milionë puond

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 2.6 milionë puond të ndara për të dhe pas pritjes prej shtatë muajsh, më në fund janë larguar perdet e sallës së re për medie të qeverisë britanike. Tashmë pritet që konferencat për gazetarë në këtë sallë t’i ngjajnë atyre në Shtëpinë e Bardhë.

Pamjet e para të kësaj salle, të publikuara nga ITV, e shfaqin podiumin në të cilin Allegra Stratton, ish-gazetare e televizionit BBC dhe e gazetës “The Guardian”, do t’i marrë pyetjet nga gazetarët.

Sidoqoftë, nuk dihet ende data e saktë se kur do të fillojë mbajtja e konferencave për gazetarë në sallën e re. Megjithatë, pamja e sallës jep disa shenja të strategjisë së re të kryeministrit Johnson në lidhje me mediet.

Downing Street denies security risks after Russian-owned firm chosen to  work on new briefing room

Përderisa këshilltarët nga radhët e Partisë Konservatore thanë se salla duket goxha e bukur, një deputet i Partisë Laburiste në opozitë tha se kjo është humbje e të hollave dhe se salla duket shumë si amerikane.

Megjithatë, një anëtar i stafit të qeverisë britanike u shpreh i lehtësuar që salla më në fund është përfunduar se ndërtuari në mënyrë që dhoma që është shfrytëzuar për takime ta ketë prapë funksionin e vjetër, sepse deri më tani është shfrytëzuar si sallë konferencash për gazetarë në lidhje me të rejat rreth koronavirusit.

Share This Article